Andrea Topia II

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Andrea Thopia (lat. Andrea Thopia; pas 1479) ka qenë një fisnik arbër i shekullit të 15-të, në zotërimet e të cilit përfshihej Skuria (midis Durrësit dhe asaj që do të bëhej Tirana e sotme), anëtar i familjes Topia dhe njëri prej themeluesve të Lidhjes së Lezhës .

Familja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Andrea ishte nipi i Karl Topisë.[1] Kishte dy djem, Karl Muzakën me Komninin dhe ishte biri i Niketë Topisë që vdiq më 1414/1415

Kryengritja e viteve 1432-1436[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas Betejës së Savrës më 1385, Arbëria hyri nën ndikimin e fortë osman dhe shkallë-shkallë pjesa më e madhe e territorit të saj u aneksua nga Perandoria Osmane brenda një njësie administrative të ndarë: : Sanxhaku Arvanid. Andrea ngriti krye ndaj osmanëve më 1432 dhe mundi një njësi të vogël ushtarake osmane në malet e Shqipërisë Qendrore. Fitorja e tij frymëzoi krerët e tjerë në Shqipëri, veçanërisht Gjergj Arianitin, për t'u rebeluar kundër osmanëve.[2]

Lidhja e Lezhës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Së bashku me nipin e tij, Tanushin, Andrea si zot i Skurisë mori pjesë në themelimin e Lidhjes së Lezhës dhe aleancën ushtarake që e pasoi[3] me anëtarë të tjerë si Lekë Zaharinë, Pjetër Spanin, Lekë Dushmanin, Gjergj Arianitin, Teodor Muzakën, Stefan Cërnojeviçin dhe vartësit e tyre.

Sipas Gjon Muzakës, Andrea Topia ishte ndër anëtarët e Lidhje që jetuan edhe pas rënies së Shkodrës në duart osmane më 1479.[4]

Në letërsi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkrimtari italo-arbëresh Jeronim de Rada i kushtoi veprën e tij të vitit 1839 Këngët e Historisë Arbërore të Serafina Thopisë, Gruaja e Princit Nikollë Dukagjini ( italisht: Canti storici albanesi di Serafina Thopia, moglie del principe Nicola Ducagino) në dashurinë e papërmbushur të Serafina Thopisë dhe Bosdare Stresës (një Romeo dhe Xhulieta Shqiptare). Serafina, që ishte e bija e Andrea Topisë në këtë këngë, flijoi dashurinë e saj për në Bozhidarin dhe u martua me Nikollën Dukagjini për të ndihmuar bashkimin e Arbërisë Jugore dhe Veriore për të luftuar kundër osmanëve.[5]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ André Bataille (1955). Paul Lemerle (red.). Traité d'études byzantines. Presses universitaires de France. André Thopia, petit neveu de Charles Thopia 1402 - m. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest, 1994, In 1432 Andrew Thopia revolted against his Ottoman overlords ... inspired other Albanian chiefs, in particular George Arianite (Araniti) ... The revolt spread ... from region of Valona up to Skadar... At this time, though summoned home by his relatives ... Skanderbeg did nothing, he remained ... loyal to sultan Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Noli 1947, p. 36
  4. ^ Elsie, Robert (2003). Early Albania: A Reader of Historical Texts, 11th-17th Centuries. Weisbaden: Otto Harrassowitz Verlag. fq. 35. Marrë më 6 gusht 2012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Elsie 2005, p. 52

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • George Castrioti Scanderbeg (1405-1468), 1947 Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Das venezianische Albanien (1392-1479), 2001 Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)