Lekë Dushmani
Appearance
Lekë Dushmani (lat. Lech Dusmano) ka qenë një fisnik arbëror nga familja Dushmani, ndër themeluesit e Lidhjes së Lezhës
Si anëtar i familjes Dushmani, dihet se Zadrima qe ndër zotërimet e tij.[1] Nëpër dokumentet venedikase përmendet bashkë kushëririn e tij Damianin si zotër të Pultit, më 1446.[2]
Ne 1444 ai ishtë një nga themeluesit e Lidhja e Lezhës,[1] së bashku me të vëllanë, Pjetrin.[3]
Pas vdekjes së Skënderbeut dhe pushtimit osman, Leka u largua drejt viseve që janë në Greqinë e sotme.[4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Noli, Fan (1947). George Castrioti Scanderbeg (1405-1468) (në anglisht). International Universities Press. fq. 36.
- ^ Valentini, Giuseppe (1967). Acta Albaniae Veneta saeculorum XIV et XV (në italisht). Typis Josephi Tosini. fq. 319.
- ^ Sirdani, Marin (2018). "Në shka fajiset Skanderbegu". Gjergj Kastrioti "Athleta Christi", Përzgjedhje studimesh të Klerikëve Katolikë. Shkodër: Botime Françeskane. fq. 179. ISBN 9789995697730.
- ^ Memushaj, Rami (3 nëntor 2016). "Kush ishte Gjergj Dushmani dhe kush është injorant i historisë?". telegrafi.com. Marrë më 10 janar 2021.