Jump to content

Dushmanët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dushmanët
Grupi etnik Shqiptare
Rajoni i tanishëm Shqiperi
Informacione
Anëtarë të shquar Lekë Dushmani
• Pal Dushmani
• Antonio Dushmani
• Sofoklis Dushmani
• Viktor Dushmani
Pronat Pult, dhe Zadrima

Dushmanët ka qenë një familje feudale arbërore që ka sunduar gjatë shekullit te 14 dhe 15 në Zadrimë dhe në Pult.

Kjo familje përmendet për herë të parë në dokumentet venedikase si vasalë të Balshëve. Një anëtar i kësaj familjeje, Gjin Dushmani, përmendet bashkë me feudalë të tjerë shqiptarë, si komandant i trupave ndihmëse shqiptare në betejën e Ankarasë më 1402. Pas humbjes së trupave otomane, ata iu ofruan si vasalë Republikës së Venedikut më 1403.

Më 2 korrik 1403, senati i Venedikut u njohu sundimin e Pultit, Goranit, Damjanit dhe Nenadit, anëtarë të familjes Dushmani. Anëtarë të kësaj familjeje ishin edhe disa klerikë katolikë; një ndër ta ishte Pal Dushmani, i përmendur si peshkop i Pultit (“Dusmanus ep. Polat.”). Një anëtar tjetër i familjes Dushmani, Lekë Dushmani, përmendet si një nga themeluesit e Lidhjes së Lezhës. Vajza e tij Irenë Dushmani u bë e famshme për shkak të një grindjeje për të, e cila shpuri në çarjen e madhe midis anëtarëve të Lidhjes së Lezhës, që përfundoi në luftën shqiptaro-venedikase të viteve 1447–1448.

Familja Dushmani, bashkë me familjen Spani, qenë kundër luftës me Venedikun dhe nuk morën pjesë në të.

Në mars 1451, Lekë Dushmani dhe Bozhidar Dushmani bënë plan të sulmonin Drishtin e kontrolluar nga Venediku, por komploti i tyre u zbulua dhe Bozhidari u detyrua të ikte në mërgim. Në korrik 1452, papa dërgoi Pal Dushmanin të zgjidhte konfliktin midis Lekë Dukagjinit dhe Skënderbeut10.

Autori Demetrios Sicilianos, në librin “Athina e re dhe e vjetër” (1960, f. 23), shkruan: “Familja Dushmani është me prejardhje shqiptare. Paraardhësi i tyre Leka (Aleksandër) Dushmani luftoi me Gjergj Kastriotin (ose Skënderbeun) kundër turqve (1468). Pas pushtimit të Shqipërisë nga sulltan Mehmeti, ai u strehua në Greqi. Dy shekuj më vonë, kur turqit e rimorën Athinën pas tërheqjes së venedikasve, Gjergj Dushmani, që ishte vendosur atje, u largua me venecianët në Peloponez…”

Të dhënat biografike të pasardhësve të kësaj familjeje provojnë se Lekë Dushmani u vendos në Korfuz. Gjergj Dushmani, që përmend autori i mësipërm dhe për të cilin shkroi edhe kryeministri Edi Rama, i përket kësaj familjeje, që ka nxjerrë politikanë dhe ushtarakë të shquar të Greqisë, si Anton Dushmani (1800–1890), kont i Korfuzit dhe politikan grek, dhe nipërit e tij, vëllezërit Viktor Dushmani (1861–1949) e Sofokli Dushmani (1868–1952), oficerë madhorë të ushtrisë greke, të tre të lindur në Korfuz.[1]

Ne shekullin e 20-te, ne veri te Shqipërisë, jetonte ende Fisi i Dushmanit me prejadhje nga familja feudale. Përshkrimi i traditave dhe i dokeve te këtij fisi është bere nga Edit Durham ne librin e saj "Origina,doket dhe ligjet e disa fiseve te Ballkanit" botuar ne 1928. Pas pushtimit te Shqipërisë nga Perandoria Osmane, disa pjesëtare te kësaj familje trashëgimtare te Leke Dushmanit emigruan ne territorin Venecian afër Korfuzit Ionian Islands. Disa pjesëtare te shquar te kësaj familje janë Antonio Dushmani, Sofoklis Dushmani and Viktor Dushmani.[2][3][4]

  1. ^ "Kush ishte Gjergj Dushmani dhe kush është injorant i historisë?". Telegrafi (në anglishte amerikane). 2016-11-03. Marrë më 2018-10-26.
  2. ^ Popular autocracy in Greece, 1936-41 : a political biography of general Ioannis Metaxas Author Panayiotis J. Vatikiotis Edition illustrated Publisher Routledge, 1998 ISBN 0-7146-4869-8, ISBN 978-0-7146-4869-9 p. 25
  3. ^ Old and new Athens (Gekürzte Ausg. d. 1953-1955 ersch. griech. Orig. Ausg.) Author Demetrios Sicilianos Edition abridged Publisher Putnam, 1960 p. 223
  4. ^ The Greek passion: a study in people and politics Author Kenneth Young Edition illustrated Publisher Dent, 1969 p. 110