Permbajtja e librit aventurat e hakelberi finit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Në librin Aventurat e Tom Sojerit, i shkruar nga Mark Twain, Hakëlberi Fini dhe Tom Sojeri kishin gjetur paratë që hajdutat i kishin lënë në shpellë. Secili kishte marrë nga 6000 dollarë dhe i kishin lënë në bankë që të fitonin 1 dollarë secili në ditë. Vejusha Douglas e kishte birësuar Hakun. Ai nuk mund të jetonte gjithë kohës në shtëpi, kështu që ai ia mbathi, por Tom Sojeri ia mbushi mendjen që të qëndronte, sepse në atë mënyrë ai mund të ishte pjesë e bandës së grabitësve. Haku shkoi në shtëpi dhe vejusha filloi të qante. Ajo e veshi me rroba të reja dhe kështu nisi zakoni i vjetër. Pas disa ditësh, Tom Sojeri kishte mbledhur shokët e tij, përfshirë dhe Hakëlberi Finin. Ai donte të diskutonte për bandën që do të hapnin dhe që në të ata do të grabisnin njerëzit e do ti vrisnin. Cilido njeri në bandë që do thonte sekretin, do ti pritej fyti, do ia digjnin trupin dhe do i vrisnin familjen,por si fillim ata duhej të bënin betimin që do e shkruanin me gjakun e tyre. Ata e bënë atë dhe filluan grabitjet. Banditët nuk kishin aq shumë fat dhe nuk kishin fituar asgjë, kështu që e lanë atë punë. Kaluan ditë dhe në qytet kishte ardhur babai i Hakëlberit. Ai kishte marrë vesh që Haku kishte në bankë 6000 dollarë dhe i tha që të shkonte ti merrte që ai të blinte alkool, por i biri i tha që ia kishte dhënë gjyqtarit Teçer e nuk mundte t’ia merrte. Pasi nuk mundi të bënte asgjë, pas disa ditësh i ati e mori Hakëlberin dhe e çoi në një ishull që kishte vetëm 1 kasolle. Kaluan ditë të tëra me babain e Hakut duke e rrahur, për shkak se ai vinte i alkoolizuar dhe Haku vendosi që t’ia mbathte e të improvizonte vdekjen e tij. Vrau një derr dhe e hodhi në liqen. Gjeti një kanoe dhe mendonte ta kalonte aty natën. Kishin kaluar ditë që nga improvizimi i vdekjes së Hakëlberit, dhe njerëzit e kishin besuar. Haku mendoi që të ndryshonte vendin ku ai po qëndronte dhe pa se aty ku ai vendoi të kalonte natën, ia kishin zënë dhe aty afër ai pa Xhimin, skllavin e zonjës Uatson. Xhimi mendoi që ai pa fantazmën e Hakut, por ai ia vërtetoi që s’kishte vdekur. Xhimi i tregoi se pse ai ishte arratisur dhe se ai donte të ishte qytetar i lirë. Pas disa javësh, Xhimi dhe Hakëlberi takuan dy mashtrues, të cilët po bënin një plan që të bënin 1 shfaqje mbretërore, të cilët njëri do ishte duka e tjetri mbreti. Nga ajo shfaqje ata fituan plot ato para për 3 ditë. Pas disa ditësh, të katërt panë një djalë që po priste avulloren dhe e mikpritën në trapin e tyre. Ai i tregoi për dike që kishte vdekur dhe se kishte lënë secilit nga vëllezërit e tij 6000 dollarë. Përveç kësaj, ai i dha informacion edhe më shumë. Mashtruesit u hoqën si vëllezërit e të vdekurit dhe e luajtën shumë mirë rolin. Tomi mendoi që familja e të ndjerit nuk e meritonte këtë që ata po i bënin dhe vendosi që t’i kthente paratë që i kishin vjedhur. Ai i vendosi ato Brenda arkivolit, ama ditën tjetër paratë ishin zhdukur. Mashtruesit e pyetën se nëse ai kishte gisht në këtë e Hakëlberi i tha jo. Haku bëri çmos që të arratisej nga aty, por ata e kapën. Ai i tregoi se pse po ikte e ata e lanë. Ndalesa tjetër ishte tek teze Selli, tezja e Tomit. Ai do luante rolin e Tomit edhe pse e dinte që Tomi i vërtetë do shkonte aty. Teze Selli dhe burri i saj e besuan që ai ishte Tomi. Pas pak momentesh, Haku vuri re Tomin dhe shkoi me vrap tek ai. Njësoj si Xhimi, Tomi mendoi që ishte shpirti i Hakut, por prapë ai e vërtetoi që s’kishte vdekur e i tha të gjithë historinë. Tomi u hoq si vëllai i tij. Pas disa ditësh, Tomi e Hakëlberi, do mundësonin lirinë e Xhimit. Shkuan në bodrum, për t’i bërë shoqëri Xhimit.Ata bënë çmos që ta lironin dhe duke bërë këtë, Tomi u plagos. Teze Selli kishte nuhatur që diçka nuk shkonte dhe i zuri djemtë mat. Ata i thanë të vërtetën. Më pas kur 2 djemtë ishin vetëm, Tomi i tregoi Hakut se babai i tij kishte vdekur dhe kur i kishte thënë të mos hynte në kasolle, ai kishte qenë babai i tij.