Jump to content

Përpunimi i letrës

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Perpunimi i letres)

Përbërësi kryesor i letrës është celuloza që përfitohet nga druri.Për përfitimin e letrës izoluese përdoret celuloza e pastërt, e cila pasi te ndahet ngamasa e drurit, lëshohet nëpër cilindra metalikë dhe përpunohet në dimensione te dëshiruara, dhe ne fund duke e nxehur ne temperatura të caktuara, largohet lagështia e tepërt. Në elektroteknikë letra, përdoret për izolimin e kabllove energjetike, mbështjellës te kabllove elektrike për izolimin e vazhdimeve te mbështjellseve të makinave elektrike dhe transofmatorve dhe si materjale dielektrike e cila vendoset nv mes elektrodaave te kondesatorve, etj. ajri që është prezent ne përbërjen e letrës, si pjesë me rëndësi të vëllimit te saj, ndikon në masë të konsiderueshme në veqoritë dielektrike te letrës.Celuloza e pastërt ka një vlerë relativisht të madhe te permabilitetit (5.5 deri ne 6) por ngase ajri i mbush poret e fijeve te celulozës bije vlera e permabilitetit relativ Er. Humbjet ne dielektrik te letrës janë relativisht të vogla por rezistenca specifike dhe soliditeti dielektrik kanë vlera te medha. e metë e letës si materjal izolues është se e thith shumë ujin.Sasia e tepërt e ujit ia ndryshon dukshëm vleren dielektrike te ujit.Gjithashtu lagështia i rrit humbjet dielektrike bën zvoglimin e soliditetit dielektrik dhe dobësimin e veqorive mekainike. Për eleminimin e dobësive te letrës impregnohet me ndonjë material te lengët me llakna te ndryshem.ose rëshira izoluese artificiale. Rezultate te mira arrinë me rrëshira dhe llakna te ndryshem edhe me ngjitjen e shtresave te letrër në mes veqori duke formuar tërësi te fortë mekanikisht.Nëse impregnimi bëhet me bakelit perfitohen letra e bakelizuarqë ka veqori te posaqme izoluese.

Abazi, Alajdin; Krasniqi, Jusuf; Tahirsylaj, Sylë. (1988). Materialet elektroteknike : për klasën I të arsimit të mesëm : dega e elektroteknikës (udžbenik za srednju školu). Prishtinë: Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës. fq. 142. OCLC 438694236.