Person i lidhur
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Person i lidhur nënkupton personat që kanë marrëdhënie të veçanta që mund të ndikojnë materialisht në rezultatet ekonomike të transaksioneve mes tyre. Marrëdhëniet e veçanta përfshijnë: personat që janë zyrtarë apo drejtorë të biznesit të njëri-tjetrit; personat që janë ortakë në biznes; personat që janë në një marrëdhënie punëdhënës-i punësuar; një person që mban apo kontrollon 50% apo më tepër të aksioneve apo të drejtave të votimit në personin tjetër juridik; një person që drejtëpërdrejt apo tërthorazi kontrollon personin tjetër; të dy personat drejtëpërdrejt apo tërthorazi janë të kontrolluar nga një person i tretë; apo të dy personat janë anëtarë të të njëjtës familje të gjerë, përfshirë bashkëshorten/in, paraardhësen/in apo pasardhësen/in, motrën apo vëllain, nipin apo mbesën, bashkëshorten/in e motrës ose vëllait, motra ose vëllai i prindit apo vjehrrit dhe kunati ose kunata. [1]
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LIGJI PËR ADMINISTRATËN TATIMORE DHE PROCEDURAT Në amëzën assembly-kosova.org Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine