Pertef Hasamataj
Pertef Hasamataj është cilësuar si një nga diplomatët më të mirë shqiptarë gjatë regjimit komunist. Ai ka punuar si diplomat për gati 15 vjet, në poste shumë të rëndësishme. I lindur në Vlorë, Pertef Hasamataj u diplomua në vitin 1961 në universitetin “Gorki” në Moskë dhe më pas diplomohet në Fakultetin Histori-Filologji, dega Anglisht. Në vitin 1977 Pertef Hasamataj emërohet ambasador në Kubë, post të cilin e mban deri në vitin 1985. Më pas, për gati pesë vjet, nga vitit 1985 deri në vitin 1990, punon në zyrën konsullore të dhënies së vizave në Ministrinë e Jashtme. Pas lidhjeve të marrëdhënieve diplomatike të vendit tonë me Bashkimin Sovjetik, pas gati 20 vjet ndërprerjeje në vitin 1990 Pertef Hasamataj emërohet ambasador në këtë vend, post të cilin e mban deri në vitin 1992.