Jump to content

Peshkatërt e perlave

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Peshkatërt e perlave është një opera në tre akte e Georges Bizet me libret nga Eugène Cormon dhe Michel Carré, krijuar më 30 shtator 1863.

I ndodhur në ishullin e Cejlonit, libretja tregon se si betimi i miqësisë së përjetshme të dy burrave kërcënohet nga dashuria e tyre për të njëjtën grua, e cila është kapur mes dashurisë së saj për Nadirin peshkatar dhe kushtin e saj të shenjtë si një priftëreshë.

Në Shqipëri u ngjit në skenën e TKOBAP në mars të vitit 1964. Me regji të Luigj Gurakuqit dhe nën dirigjimin e Mustafa Krantja, kjo shfaqje u realizua me dekor dhe kostumografi nga Shaban Toptani. Mjeshtrat e skënës operistike shqiptare, që interpretuan në këtë vepër janë: Nina Mula, Ksanthipi Mullisi në rolin e Leilas, Zihni Berati, Gaqo Çako, Maliq Herri në rolin e Nadir, Avni Mula, Ramiz Kovaçi, Hysen Kurti në rolin e Zurga, Lukë Kaçaj, Koço Timko në rolin e Nurabadi.