Petraq Marjani
Petraq Marjani | |
---|---|
Lindi | 10 korrik 1944 |
Profesioni | aktor, regjisor |
Petraq Marjani
Regjisor, aktor në Teatrin “Andon Z. Çajupi” Korçë. Lindi në qytetin e Korçës me 10 korrik 1944. Mbasi kreu shkollën fillore në vendlindje në vitin 1958 vazhdoi studimet për aktrim në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë deri 1962. Prej vitit 1962 deri 1966 kreu studimet për aktrim në Institutin e Lartë te Arteve “Aleksandër Moisiu” (sot Akademia e Arteve). Në vitin 1966 emërohet aktor pranë Teatrit “Andon Z. Çajupi” në Korcë. Më pas në vitin 1972 kryhen studimet pasuniversitare për regjisurë dhe emërohet regjisor në këtë Teatër. Punoi si regjsor i trupës së Teatrit në Korçë deri në vitin 1977. Më pas deri në vitin 1981 ushtroi detyren e regjisorit në Pallatin e Kulturës "Vangjush Miho" në Korçë. Në këtë vit emërohet shef i kulturës në Komitetin Ekzekutiv të K.P të rrethit Korçë.
Në vitin 1987 shkarkohet nga kjo detyrë me motivacionin “për liberalizëm e shfaqje të huaja në orjentimin e drejtimin e lëvizjes kulturore artistike profesioniste e amatore në rreth, dhe transferohet në Pallatin e Kulturës “Vangjush Miho", përsëri si regjisor. Atje punoi deri në vitin 2006. Krahas drejtimit dhe organizimit të jetës kulturore artistike profesioniste dhe amatore në rrethin e Korcës, Marjani ka interpretuar e vënë në skenën e teatrit profesionist drama e komedi kombëtare dhe të huaja. Për disa vite me rradhë ka drejtuar Studion për Aktorë pranë Teatrit “Andon Z.Cajupi” e cila përgatiste aktorë të rinj për Teatrin, Akademinë e Artit, dhe lëvizjen amatore, ku jepeshin leksione për mjeshtërinë e aktorit, histori teatri, të folur skenik etj. Po ashtu Marjani ka vënë në skenë mbi 20 drama e komedi me grupet amatore dhe është organizator i një sërë veprimtarish kulturore dhe artistike në shkallë rrethi dhe kombëtare.
Petraq Marjani, jeton me familjen në Jacksonville, Florida, SHBA.
Veprimtaria artistike:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Interpretime (aktor) Teatër:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1966: Dy zotërinj nga Verona - komedi - U. Shekspir - Proteu
- 1967: Tre të shtëna pushke - dramë - Ibrahim Uruci - Oficeri gjerman
- 1967: Flakë në shtëpi - dramë - Zisa Cikuli - Bashkimi
- 1968: Nata e fundit e shërbimit - dramë - Besim Levonja - Rexho Guri
- 1969: Njollat e murme - dramë - Minush Jero - Lirimi
- 1970: Shtëpia në rrugicë - dramë - Teodor Laco - mësuesi
- 1970: Mosha e bardhë - dramë - Dritëro Agolli - Genci
- 1971: Engjëjt e skëterrës - dramë - Pol Kante e Zhoerzh Bellak - Bob
- 1980: Shoku Niqifor - komedi - Pëllumb Kulla - djali i shokut Niqifor
- 1981: Karnavalet e Korcës - komedi - Spiro Çomora - Profesor Jani
Vënie në skenë (Regjisor):
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me Teatrin Profesionist të Korçës:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- “Bijat e cobanit” nga Arsinoi Bino
- “Rruga e madhe” nga Vangjus Ziko
- “Enjgjëjt e skëterrës” nga Pol Kante e Zhorzh Bellak;
- “Koka e tjetrit” nga Marsel Eme
Me Studion për Aktorë:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- “Prova” nga Kostaq Duka
- ”Doktori pacient” nga Ruzhdi Pulaha
- “Lindja e nje burri” nga Ruzhdi Pulaha
- “Mjalti i hidhur” nga Stavri Pone
- “Mulliri I Kostë Bardhit” - dramë - Naum Priftit
Me Teatrin e Estradës:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- “Syri që flet’
- “Ç’ka këtu për të qeshur”
Interpretime në Film:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1975: Rrugicat që kërkonin diell (1975) - Djali pasanik
- 1984: Shokë të një skuadre (1984) - Bashkimi