Petraq Pojani
Petraq Pojani ka lindur në Tiranë më 19 korrik të vitit 1935. Kreu studimet në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë gjatë viteve 1954-1960. Pas kryerjes së studimeve fillon punë ne Ministrinë e Punëve të Jashtme. Nga viti 1961 deri në vitin 1980 është anëtar i Delegacionit Shqiptar në sesionet e AP të OKB-së dhe nga viti 1971-73 është këshilltar në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nju Jork. Në vitin 1980 emërohet drejtor i Drejtorisë së Organizatave Ndërkombëtare dhe më pas, ambasador i Shqipërisë në Francë, akredituar edhe në Belgjikë, Holandë, Luksemburg, Portugali dhe UNESKO. Nga viti 1983-‘87 është sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Shqiptar të Marrëdhënieve Kulturore dhe Miqësore me Botën e Jashtme dhe më pas deri në ’90-n, është drejtor i Drejtorisë së Bashkëpunimit Shumëpalësh, koordinator për Bashkëpunimin Ballkanik. Më pas emërohet ambasador në Belgjikë dhe i akredituar në Holandë dhe Luksemburg, shef i Misionit të Shqipërisë pranë Komunitetit Evropian. Merret me veprimtari private gjatë viteve ‘93-‘97 dhe më pas kthehet në diplomaci si anëtar i Këshillit të Ambasadorëve pranë MPJ. Ministrat e kanë preferuar si këshilltar të tyre për shkak të eksperiencës 40-vjeçare në diplomaci.