Piro Dishnica
Piro Dishnica | |
---|---|
Ministër i Financave | |
Në detyrë Nëntor 1993 – Dhjetor 1994 | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1957 Shqipëri |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Punësimi | Politikan |
Piro Dishnica (lindur më 1957) ka qënë ministër i financave të Republikës së Shqipërisë. Ka kryer studimet e larta tek Fakulteti i Ekonomisë, Univeersiteti i Tiranës për Ekonomi Industriale.
Gjatë periudhës 1981-1994 ka qënë bashkëpunëtor tekniko-shkencor në Institutin e Studimeve Ekonomike tek Akademia e Shkencave dhe më vonë pedagog i jashtëm tek Fakulteti Ekonomik. Për një periudhë shumë tëfgjatë ka punuar për INSTAT si specialist statistike. Ka mbajtur postet e Përgjësit të Sektorit dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikës.
Gjatë periudhës 1983-1987 ka kryer kualifikime dhe specializim pauniversitar në Informatikë. Në vitet 1989-1991 ka bërë specializime tek Instituti Kombëtar i Studimeve Demografike dhe Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Studimeve Ekonomike në Paris.
Nga data 23.11.1993 deri më 21.12.1994 ka mbajtur postin e Ministrit të Financave të Republikës së Shqipërisë. Ai mbështeti procesin e modernizimit funksional dhe organizatin në Administaratën Doganore, tek Tatimet dhe tek Thesari.
Ka punuar në drejtim të përmirësimit të taksimit indirekt (ligji mbi vlerën e shtuar) dhe qarkullimn për të parën herë të letrave me vlerë.
Gjatë mandatit të tij si ministër i finacave janë nënshkruar disa trakte ndërkomëtare në fushën e tatimeve dhe marrveshjeve kredie sektoriale.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ministria e Financave: Ministrat e Financave 1912-2005. Album Historik kushtuar ministrave te financave ne vite. Guttenberg, Tirane 2005. ISBN 99927-857-2-1