Jump to content

Pirro Prifti

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pirro Prifti është me nënshtetësi shqiptare. Ka lindur në Tiranë në 1951. Ka titullin Profesor Doktor, mjek specialist Anestezis& Reanimator.

Ka punuar si mjek specialist ne QSUT. Është Pedagog dhe Dekan në Shkollën e Lartë të Infermjerisë Tiranë (sot FSHMT), pedagog i jashtëm në Fakultetin e Mjekësisë, pedagog i jashtëm në Albania University, dhe së fundmi pedagog në UAMD, UET, dhe Universiteti Barleti.

Ka qenë Pedagog dhe Dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në UET, deri ne gusht te vitit 2022.

Aktualisht eshte Pedagog dhe Drejtues Departamenti ne Fakultetin e Shkencave Mjekesore Univeristeti Barleti nga shtatori i vitit 2022 e me sot.

Ka 45 vjet përvojë, si mjek dhe si Specialist Anestezist-Reanimator.

Ka fituar titullin "Doktor i Shkencave" në 1996.

Ka fituar titullin "Profesor i Associuar" në 2001.

Ka fituar titullin "Profesor" në 2015. Ai fitoi gradë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës.

Është botuesi i disa teksteve shkollore mjekësore dhe shumë artikuj të shkencave mjekësore.

Në fillim të karrierës së tij si mjek ai ka punuar si Mjek dhe Shef i Qendrave Shëndetësore Zapod, Myc-Mamës Kukes nga viti 1974-1981.

Më vonë, si Specialist Anesteziolog & Resuscitator në QSU Tiranë nga viti 1981-1999.

Ka qene Dekan i Shkolles se Larte te Infermjerise Tirane (Sot Fakulteti i Shkencave teknike Mjekesore), nga viti 1999-2003.

Ka qene Drejtor i Spitaleve ne Ministrine e Shendetesise nga viti 1997-1998.

Ka punuar në EMS (Shërbimi i Urgjencës Mjekësore) part tima në 1999, gjatë viteve të luftës në Kosovë dhe më gjerë. Ai ishte drejtori i Drejtorisë së Spitalit në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ka qënë Dekan i parë dhe pedagog i Universitetit të Shkollës së Lartë të Infermierisë në Universitetin e Tiranës (sot Fakulteti i Shkencave Teknike Mjekësore të Tiranës), më vonë si Shef i Departamentit të Departamentit të Shkencave Teknike Mjekësore në Universitetin Publik "Alexander Moisiu" Durrës nga viti 2009 - 2019.

Gjate vitee 1988 e deri ne vitet 2009  me ndërprerje te pakta, ka qene Pedagog i jashtëm ne Fakultetin e Mjekesise Tirane, dhe ne  Shkollen e Infermjerise Tirane

Ka vazhduar si Pedagog i Universitetit `Aleksander Moisiu` nga viti 2009-2018 si Drejtues i Departamentit Mjeksi/Infermjeri nga 2009-2019

Vazhdoi si Pedagog dhe  Dekan i Fakultetit te Shkencave Mjekesore Teknike ne Universitetin Europian Tirane- UET nga 2019-2022.

Nga viti 2019 e deri me sot ne vazhdim eshte Pergjegjes Departamenti dhe Pedagog ne Fakultetin e Shkencave Mjekesore, Universiteti Barleti, Tirane.

Ka shkruar dhe botuar dhjetëra artikuj si një publicist mbi problemet e Arsimit të Lartë dhe Shëndetit, si dhe shumë botime në mediat serioze shqiptare.

Merr pjesë aktive në problemet e reformës së arsimit të lartë, veçanërisht në atë të Arsimit të Lartë Profesional Mjekësor.

Ekspertiza ime profesionale është mjekësore dhe saktësisht: Anestezia- Kujdesi Intensiv - Emergjencat Mjekësore- Farmakologjia Klinikedhe lendet paraaklinike si Fiziologjia-Patologjike

Artikujt e botuar brenda dhe jashtë vendit ne revista shkencore-kërkimore përmblidhen rreth 40 artikuj shkencorë kerkimore në Mjekësi.


Librat e botuar Mjekësore   janë si më poshtë:

1.MONOGRAFIA me temë `Anestezia Mbajtese me Tiopental në  operacionet e ndryshme kirurgjikale`, viti  2000  Tiranë.

1.Teksti   `REANIMACIONI`  viti 2000 Tiranë

2.Teksti  `ANESTEZI – REANIMACIONI DHE NDIHMA E PARE`  ribotim viti 2015 Tiranë

3.Teksti    `TRAUMA`viti 2003 (i perpunuar me 2012), Tiranë

4.Teksti ‘FARMAKOLOGJIA KLINIKE’, 2010, Tiranë

5.Teksti ‘DERMATOLOGJIA’  2010, Tiranë

6.Teksti `PSIKOLOGJIA DHE DEONTOLOGJIA MJEKESORE` viti 2002 Tiranë.

7.Teksti `TERMINOLOGJIA MJEKESORE LATINE`viti 2003 Tiranë.

8.Teksti `MJEKSIA E URGJENCES` viti 2015, Tiranë

9. Teksti `INFERMJERIA KIRURGJIKALE E AVANCUAR`, viti 2022, Tirane

Libra si Udhëheqës Shkencor dhe si bashkeautor janë:

-Teksti `INFERMJERISTIKA E PERGJITHSHME` viti 2001 Tiranë

-Teksti `BIOLOGJIA MJEKESORE` viti 2003 Tiranë

-Teksti `SEMUNDJET INFEKTIVE`viti 2002 Tiranë

-Teksti `ANATOMIA NORMALE`viti 2001 Tiranë

-Teksti `FIZIOLOGJIA`viti 2002 Tiranë

-Teksti `MIKROBIOLOGJIA`viti 2003 Tiranë      

-Teksti  `GERIATRIA`, vitit 2005, Tiranë

-`PRAKTICUM`- Infermjeri e Përgjithshme-Praktika për-Mami për Programet Bachelor dhe Master`, viti 2017.

-Leksione si pedagog i jashtëm për Specialitetin e Anestezi-Reanimacionit nga viti 2000 e në vazhdim.


Botime te teksteve mesimore per Fakultetin e Mjekesise dhe per Infermjerinë  9 tekste mësimore rreth 3000 faqe, me referencat përkatese.

Hapje degesh te reja Profesionale me kurrikulat e programet perkatëse- të parat në Arsimin e Larte si: ‘Logopedi’, ‘Teknik Laboratori’, ‘Infemjeri e Përgjithshme’ dhe ‘Mami’ sipas kërkesave të Deklarates së Bolonjës ne Shkollen e Larte te Infermjerise, Tirane

Me vone ne Departamentin e Mjekesi/Infermjeri te Fakultetit te Shkencave Profesionale ne Universitetin Aleksander Moisiu hapi Master Profesional `Infermjeri Kirurgjikale` dhe permiresoi kurrikulat e Programit Infermjeri, Fizioterapi dhe Asistence Dentare te ketij Fakulteti.

Ne Universitetin Europian te Tiranes, ndihmoi esencialisht ne hapjen e Fakultetit te Shkencave Teknike Mjekesore, duke permiresuar Programet Infermjeri, Fizioterapi, Imazheri dhe duke perzgjedhur Pedagoge cilesore si dhe ndihme bazike ne realizimin e Praktikave per Studentet ne QSUT , Spitali Universitar i Traumes, etj.

Ç’do vit pas vitit 2000, ka  pjesmarje ne konferenca shkencore te Specialitetit Anestezi-Reanimacion dhe në Konferenca dhe Aktivitete të Shoqatave Mjekësore Kirurgjikale dhe të Traumës.

Ka botuar me dhjetra Artikuj kërkimorë shkencorë në revistat jashtë vendit dhe brënda vendit.

Artikujt brënda vendit janë botuar në revistat Demografia, Medicus Maqedoni, Medicus i UET, ne Konferncat e Traume mbajtur ne Tirane, etj.

Anëtar i Shoqatës se `Anestezi – Reanimacionit` të Shqipërisë  dhe të  Shoqatës së Dhimbjes.


Si autor librash publicistikeë dhe Artistikë janë si më poshtë:

-       Ka botuar Librin `Të Penduarit` - viti 1999.

-       Ka botuar volumin me Tregime `Buzeqeshje Hipokrite` viti 2007

-       Ka botuar dhe promovuar me 31 tetor 2021 volumin me Tregime ` Dedikim per Zonjen Z` .

-       Volume Publicistike me titullin `Kombi Shqiptar Univers Historik dhe Fetar`  në pese volume, botuar gjate viteteve 2013-2021.

- Ne panairin e Librit 16 nentor 2022 -20 nentor 2022 promovoi volumin e 6 te ``Kombi Shqiptar Univers Historik dhe Fetar` `

- Po ne kete Panair te Librit 16 nentor - 20 nentor 2022, promovoi librin e ri historik `Perse Arber&Epirotet u kthyen ne Shqiptare`.