Pisha e Dardhës
Appearance
Gjëndet rreth 450 m mbi nivelin e detit, në varrezat e fshatit Dardhë, komuna Blerim. Është pishë e zezë, Pinus nigra, me lartësi 25-30 m, diametër trungu mbi 250 cm e perimetër mbi 750 cm, moshë mbi 100 vjet. Ka vlera shkencore biologjike, didaktike, estetike, fetare. Vizitohet sipas rrugës rurale Fushë Arrës-Dardhë (30 km).