Jump to content

Pisha e zeze

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pisha e zeze është një nga drurët me te përhapur ne vendin tone. Kjo është bime me rrënje boshtore te forta, kërcelli i saj është i larte deri ne 50 m. Anash kërcellit dalin dege horizontale te cilat formojnë një kurore te gjate si ombrelle. Ne vendin e hapur degëzohet me shume rrënja dhe formon një kurore te dendur. Ne pyll i zhvillohet kërcelli me i holle i padegëzuar, kurse kurora e vogël është krejt ne maje te kërcellit. Kërcelli është i mbrojtur me lëvoren e trashe, te qare pllaka-pllaka, me ngjyre gështenje ne te perhimte dhe te përshkuar me rrëshire. Rrëshira i shërben bimës për ta mbrojtur nga te ftohtit dhe për mbylljen e plagëve nëse eventualisht u shkaktohen atyre. Ne degët e pishës fillojnë çifte gjethesh halore te gjelbra ne te mbyllet. Halet e pishës janë te gjata 4-16 cm dhe qëndrojnë shume vjet.