Piu nga Pietrelcina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Padre Pio ose Shën Piu nga Pietrelcina


Shën Piu nga Pietrelcina ose Francesco Forgione (Pietrelcina,25 maj 1887– San Giovanni Rotondo - 23 shtator 1968) është Shenjtori katolik i mrekullive, i njohur si prift italian i Urdhrit të Kapuçinëve, Taumaturg ose shërues apo doktor kishtar. Ndërroi jetë në San Xhovani Rotondo, Itali dhe Kisha Katolike e vlerëson si shenjtor duke kremtuar përvjetorin e largimit të tij në 23 shtator. Pelegrinët udhëtojnë çdo vit drejt manastirit në jug të Italisë, ku jetoi dikur Padre Pio dhe reputacioni i tij arriti majat, ndaj dhe në vitin 2002 u shenjtërua nga Papa Gjon Pali II, i njohur si Papa më popullor në histori.

Jeta dhe mrekullitë[redakto | redakto tekstin burimor]

  • 1931 - Plagët në duart, këmbët dhe krahët e Padre Pios u shfaqën në mënyrë të vazhdueshme deri kur ndërroi jetë 81 vjeç. Shumë pasues e ndoqën në mbarë botën dhe besohet se zotëronte fuqi për të shëruar e për të parashikuar të ardhmen.
  • 1939 - 1946 - Pasuesit e tij mendonin se ai kishte edhe dhuntinë e të qenurit njëkohësisht në dy vende. Tregohet se në një moment ndërsa falej në kishë, u ngrit në qiell dhe ndaloi bombardimet gjatë Luftës së dytë botërore në mbrojte të popullatës.
  • 1990 - Edhe në Shqipëri si në mbarë botën, ka shumë njerëz besimtarë të religjoneve të ndryshme me ardhjen e demokracisë dhe lejimin e besimit fetar dëshmojnë se kanë përjetuar gjatë emigrimit në Itali mrekulli të shërimit nga sëmundjet.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]