Jump to content

Pjeshka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pjeshka (lat. Prunus persica), është një pemë që bën pjesë në familjen e Rosaceae. Kjo lloj peme ka shumë nënlloje që njihen kryesisht me emrin pjeshkë apo nektarinë (lëvorja e frutit pa push) po ashtu edhe frutat përkatëse.

Pjeshka
noform
noform
Pema e pjeshkës
Klasifikimi Shkencor
Mbretëria Bimë
Ndarja Magnoliophyta
Klasa Magnoliopsida
Rendi Rosales
Familja Rosaceae
Gjinia Prunusm
Lloji P. persica



Nënllojet dhe varietetet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka qindra kultivarë të ndryshëm të pjeshkës. Një nga ndarjet që mund të bëhet midis këtyre kultivarëve është ai midis atyre që kanë farën të ndarë nga tuli i frutit dhe atyre që e kanë farën të lidhur me frutin.

Varieteti P. persica var. nucipersica (ose var. nectarina) që njihet me emrin nektarina është me lëkurën e frutit pa push. Edhe pse varietete të të njëjtit lloj, nektarina dhe pjeshka në tregëtim trajtohen si të veçanta.

Nryshimi në lëkurën e frutit krijohet nga një ndryshim i vetëm gjenetik tek varianti nursicpersica.

Është një kombinim midis nënllojit pa push dhe atij me push.

Frutat e saj përdoren për ushqim dhe si produkt dhe gjysmë produkt në industri dhe kuzhinë.

Pjeshkat janë një burim i pasur i fenolit, një antioksidant i fuqishëm që vepron edhe më efektivisht se vitamina C. Madje lëkura e pjeshkës përmban deri dy herë e gjysmë më shumë fenol sesa brendësia e frutit, ndaj rekomandohet të konsumohet pa e qëruar. Gjithashtu, pjeshkat janë të pasura me karotenoide, ndër të cilat më kryesoret janë beta-kriptoksantina dhe beta-karotina, që në trupin tonë shndërrohen në vitaminë A. Sa më të portokallta të jenë pjeshkat, aq më shumë beta-karoten përmbajnë ato.