Jump to content

Planifikimi Urbanistik i Dardanisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

PLANIFIKIMI URBANISTIK I DARDANISË

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

DIMENSIONI PERCEPTUAL

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Perceptimi në kuptimin e gjerë të fjalës përfshin një fushë të gjerë, përjetime të gjërave dhe dukurive që marrim, pranojmë, mbledhim, bëjmë organizimin dhe ndërtojmë informatat për mjedisin që na rrethon. Perceptimi mund të kuptohet edhe si informatë e koduar që duhet deshifruar nga procesi i riperceptimit. Ashtu ngjan edhe në Lakrishtë, ndikimi i saj në njeriun si dhe anasjelltas, mvaret prej shumë faktorëve dhe prej shumë ndërmjetësuesve të tjerë dhe veçorive e organizimeve që gjenden në këtë mjedis urban, si dhe prej vet faktorit “njeri”. Shqisat me të cilat njeriu arrin ta përjetojë, perceptojë këtë mjedis që e rrethon dhe të nxjerrë përfundime për diçka që i intereson , dhe ta vërë veten në një pozitë të rëndësishme në raport, me ambientin janë : Shqisa e të pamurit, Shqisa e të dëgjuarit, Shqisa e të nuhaturit, Shqisa e të prekurit.

Secila prej këtyre shqisave kryejn punën e vet në këtë mjedis urban. Të tëra këto shqisa në relacion dhe në harmoni mes veti, arrijnë të ndikojnë tek ne dhe të na japin një përgjigje qe e kerkojmë për këtë mjedis. Mirëpo në përpunimin dhe kuptuarjen e ndjenjave për mjedisin e Lakrishtes kanë meritë edhe aspektet e tjera të perceptimit, te cilat ndikojnë në organizimin e informatave që i marrim, i pranojmë dhe i përpunojmë për këtë hapësirë.

Kognitivi - organizimi dhe mbajtja e informatave,

Afektivi – ndjenjat që mund të ndikojnë në perceptimin e mjedisit,

Interpretues – kuptimin ose asocijimin që del nga mjedisi,

Evalues-vlerat ose preferencat në përcaktimin mirë ose keq.

Të përceptuarit në Lakrishte, vënia në dijeni mbi diçka përmes shqisave dhe perceptimit, ndjesia që sjellin shqisat për këtë pjesë, informatat që i marrum nga ato janë të shumta dhe tregojnë shumqka për këtë mjedis urban. Por ajo çka është më e rëndësishme është se të perceptuarit si themel ka prejardhjen tonë : se si jemi rritur, në çfarë rrethanash familjare, në çfarë rrethi, kulture, shoqërie, çfarë ligje kanë dominu, dhe për një person te rritur, si i tërhequr apo i mbyllur nga bota, perceptimi për te do të jetë shumë më larg vetvetes sesa i një personi që ka qenë më i lirë, më i bredhur. Të gjitha këto ndikojnë se ne çfarë analiza do arrijmë për Lakrishten, se si ndikojnë këto në elementet përceptuale, si do të arrijmë ta perceptojmë këtë mjedis urban. Harta e përjetimeve për pjesën "Lakrishta" ëshë ajo nëpërmjet secilës tregohet se si fillojnë elementet perceptuare të përjetohen në këtë lokacion, si dhe në vet njeriun, në çfarë sekuencash, në çfarë rrethana, si ndikon zhurma, qetësia, aktivitetet e ndryshme, kundërmimet prej marerialeve të ndryshme. Por të gjitha këto janë rezultat i shqisave tona se si arrijnë ti përpunojnë informatat. Dhe secila pjesë, zonë e këtij lokacioni dallohet me një veçanti të vet sa i përket ngacmimeve shqisore.

PERCEPTIMI URBAN NË SECILËN ZONË

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në bazë të hartës së përjetimeve, ngacmimet shqisore janë të shumta, në secilin vend, në secilën pjesë. Ka pjesë të lagjes të cilat janë më shumë të dalluara, si shembull ngacmimet shqisore të dëgjuarit, të cilat vërehen qysh në fillim për shkak të zhurmës së protestave apo zhurmave të tjera, por smund të thuhet që vetëm kjo i referohet përjetimit të asaj pjese të lagjes, shqisat janë të ndërlidhura dhe përjetohen si një. Por fakti qëndron tek ajo që truri ynë e percepton atë, që ka më se shumti material në mjedis, dhe kjo lidhet me faktin që një shqisë ndikon në simbolizimin dhe identifikimin, sepse ka më shumë material që i referohet asaj shqise. Shembull : kemi vendet që ndëgjohet më shumë zhurma e muzikës se sa të nuhaturit e diçkaje, në fakt të gjitha të tjerat ekzistojnë dhe nuk vërehen aq shumë dhe ndikojnë në kompletimin e imazhit. Ne këtë rast, e tëra kjo është një perceptim urban, i lagjes Lakrishta.

Në lagjen Lakrishta ‘zona 1’ - ngacmimet shqisore vijnë prej erërave të materialeve të ndryshme nëpër punishte, kantiera, por perceptohet edhe era nga kositja e barit, pjesë të cilat janë të vogla dhe të pakta në këtë zonë. Përjetimi i hapësirës nëpërmjet shqisës së të pamurit, kryesisht mund të arrihet me anë blloqeve banesore të cilat janë ndërtu në kohë të fundit, nga pamje jo të pëlqyera të gërmimeve, pjesëve të mekanizmave ndërtues. Pamjet, përjetimi vizual arrihet edhe nga objektet edukative arsimore të cilat gjenden në këtë hapësirë, shkolla e mesme “Gjevdet Doda” dhe "Shtjefen Gjeqovi" si dhe çerdhja. Ndërsa hapësira akustike kryesisht përjetohet nga zhurma e fortë që buron nga buritë e veturave, nga treni i cili kalon, nga mekanizmat ndërtues në punishte, por edhe nga zërat e fëmijëve, nxënësave, punëtorëve etj.

“zonën 2” - kemi të njëjtën gjendje të përjetimit sa i përket shqisave, ngacmimeve të tyre. Por ka edhe përjashtime tek hapësira vizuale sepse tani kemi një pamje paksa më të lënë mënjan nga kujdesi, e cila bënë që kjo hapësirë të përjetohet me ndyshe nga zona tjetër. Si pasoj e madhe është ish fabrika e tapetave e cila nuk punon por silueta e saj e pa pëlqyer për vizura qëndron ende në këtë zonë dhe ndikon që kjo hapësirë të jetë neveritëse.

Kjo nuk është e tëra, ngacmim të shqisa të të pammurit kemi edhe në pjesën në të cilën ndodhen mbeturinat, të hedhura përgjatë një rrugice. Që si rezultat nga ky përjetim i tërë vizual është i ndërlidhur edhe përjetimi nga shqisa e të nuhaturit që rrjedh prej kundërmimit të mbeturinave, erërave të ndryshme. Ndërsa prekja në kontekstin urban, përjetimi i teksturës vjen përmes shkeljes në sipërfaqen në të cilën ecim, materiale të cilat janë kryesisht dheu dhe shumë pak asfalt apo kube prej betoni. Ndërsa hapësira akustike është e njëjtë sikur në zonën 1, përjashtim bënë muzika e cila ndëgjohet prej lokaleve në përdhesen e objekteve, si dhe aroma e ushqimit.

“Zona 3” - Orientimin në këtë hapësirë vizualisht e bënë të mundur kryesisht objekti administrativ i qeverisë, pastaj objekti kulturor i TV21. Objekte të tjera të cilat ndikojnë në përjetimin vizual jo të pëlqyer janë kantierat, punishtet etj. Por tani këtu në masë të madhe vërehet era nga bari i kositur, pjesë me gjelbërim që ndodhet para objektit qeveritarë dhe e dedikuar vetëm për punëtorët e këtij institucioni.

Pastaj era e ushqimit nga lokalet në përdhesen e objekteve të larta. Është pjesë mjaft e frekuentuar, si për nga njerëzit ashtu edhe për nga veturat e cila ndikon në përjetimin e hapësirës akustike, shembull : zhurma që buron prej automobilave, stacionet e autobusëve, dhe zhurma e liruar nga treni që kalon në pjesën perëndimore të kësaj zone. Duke mos lënë anash muzikën e cila ndëgjohet lokaleve përreth. Shqisa e prekjes, përjetimi i teksturës për dallim nga zonat tjera, këtu është më i pasur, kualiteti prekës i sipërfaqeve nën këmbë është më i pasur dhe i mirëmbajtur dhe ndikon në ngacmimin e shqisave tona të prekjes.

“Zona 4”- pjesë e cila për nga ngacmimet e shqisave është mjaft e pasur, secila shqisë ka aq shumë material për përjetimin e kësaj zone. Duke filluar prej përjetimit vizual i cili është mjaft i pasur, dhe i ndikuar prej llojllojshmëris së madhe të objketeve dhe funksioneve të ndrysheme.