Plastika
Ky 20 shkurt 2009 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Plastika ose ndryshe polimerët janë makromolekula të formuara nga molekulat e thjeshta me masë relative molekulare te vogël, që quhen monomere. Plastikat klasifikohen, nga origjina, në plastika natyrore edhe artificiale. Në plastikën natyrore bëjnë pjesë: proteinat, acidet nukleike,polisakaridet, kaucuku etj. Polimerët sintetik janë substanca makromolekulare organike, që njihen me emrin lëndë plastike ose plastmasa. Plastikat përfitohen me reaksionet e polimerizimit dhe të polikondendensimit. Nuk janë biodegradues por me djegien e tyre ndotet ambienti jetësor edhe gjatë reaksionit të djegies lëshojnë masa kancerogjene në ajër. Duke u bazuar në vetitë fizike te lëndëve plastike ndahen në termoplaste, duroplaste dhe elaste.Plastika do me shume se 100 vjet te shperbehet ne toke dhe shume njerez i hedhin qeset plastike kudo qe mundin. Kane dendesi te vogel si lodrat dhe ofrojne nje larmi ngjyrash.Plastika tani po zëvëncon edhe hekurin ne anijet kozmike për shkak të peshës së rëndë të hekurit. Plastika është edhe izolues i mirë i rrymës përshkak se energjia elektrike nuk mund te deportoj përmes plastikes.