Plastika Durrës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Plastika Durrës Uzina u ngrit në Shkozet të Durrësit. Shumëkush e ka të vështirë që të ndajë se ku nis e mbaron Nish Goma Durrës dhe ku fillon e përfundon Plastika. E para kishte më shumë të punësuar, rreth 2500 punonjës, kurse e dyta më pak, diku tek 1250-1300 të punësuar. Tek Plastika Durrës janë prodhuar produkte të vogla e të mëdha, të thjeshta e vështira. Plastika ka prodhuar dhjetëra artikuj si: sandale, pandofla, lule artificiale, kopsa të llojeve të ndryshme, tapa vaji, bidonë të përmasave të shumëllojshme, legenë të mëdhenj e të vegjël, qese, plastmas etj.