Plazhi i Drimadhës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Drimadha

Plazhi i Drimadhës (Drimadha) në Dhërmi është mjedisi më i frekuentuar gjatë këtyre sezonesh vere në të gjithë bregdetin e Himarës. Në një vijë bregdetare prej 5–6 km është e vështirë të gjesh tashmë një vend "të lirë", ku të mos jenë vendosur çadra e shezlonge.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas ATSH asnjëherë tjetër, nuk ka qenë ky fluks në këtë mjedis pushimi ku plazhi është me zhavorr të imët. Ndërtimi i rrugës, është shkaku që kjo pjesë e bregdetit të frekuentohet në një masë të tillë. Deri pak më shumë se një vit më parë, rruga ishte një shteg me gurë dhe gropa, ku qarkullimi i automjeteve ishte mjaft i vështirë. Për këtë arsye, numri i pushuesve ishte modest. "Rruga me gjatësi 4-5 km, që lidh aksin kryesor rrugor të bregdetit me plazhin e Drimadhës, e ka lehtësuar qarkullimin e automjeteve", thotë Mihali, pronar i një lokali. Ndonëse nuk ka përfunduar plotësisht, për shkak të disa problemeve me pronësinë, rruga është e projektuar me të gjithë parametrat inxhinierikë dhe lëvizja përgjatë saj është mjaft komode. Ndërtimi i saj, u reflektua menjëherë g, jo vetëm në shumëfishimin e numrit të pushuesve, por edhe në rritjen e numrit të bizneseve, lokaleve të shërbimit.

Pritja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndërkohë, struktura turistike është plotësuar me ritme të shpejta. Komplekse turistike me banesa të bardha prej druri, të plotësuara me lokale dhe të vendosura nën hijen e pemëve, tashmë kanë rritur kapacitetet akomoduese dhe argëtuese.

Plazhi i Drimadhës ka marrë profilin e plotë të një mjedisi pushimi në Bregdetin e Jonit, ndërkohë që vetëm një vit më parë ai shfrytëzohej vetëm pjesërisht, në kushtet e një strukture turistike modeste. Është e diela e katërt e korrikut, por numri i pushuesve është tepër i lartë. Mijëra qytetarë, nga rrethe të ndryshme të vendit, apo turistë të huaj kanë mbushur këtë hapësirë.

Aktiviteti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të rinj dhe të reja, shqiptarë e të huaj sensibilizojnë pushuesit për të mbajtur pastër bregdetin. Disa të rinj të tjerë shpërndajnë fletëpalosjet promocionale të një kompanie të shërbimit telefonik celular. Ndërkohë, në ndonjë restorant luksoz, si "Sofra e Pashait", është e vështirë të gjesh një tavolinë të lirë në mesditë. Duhet të presësh të paktën 30 minuta, që të ulesh për të konsumuar një drekë.