Polideuki

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

ALEKSANDRI I MADH I GREQISË APO I SHQIPTARËVE

Emri i Aleksandërit të Madh ende vazhdon të krijojë trubullira politike edhe sot këtu e dymijë e dyqind vjet nga vdekja e tij duke bërë që politikat e vendeve të ndryshme të varen shpeshherë nga lavdia dhe emri i tij për ta privatizuar. A ishte grek Aleksandri? Çfarë e lidhte atë me shqiptarët dhe grekët mbretin e Maqedonisë Antike?

Aleksandri i Madh, skulpturë që gjendet te VILA ALBANI, Romë.Aleksandri i Madh, skulpturë që gjendet te VILA ALBANI, Romë. Disa pseudo historianë të fqinjëve tanë të afërt dhe të largët pretendojnë që Leka i Madh nuk ka prejardhje shqiptar. Por historianët e lashtë kanë lënë shënime që tregojnë se Aleksandri i Madh ishte i biri i mbreti të Maqedonisë Filipit II dhe i Olimbisë, një princeshë Ilire, e bija e mbretit të Epirit Neoptolemi I. Shumë shkrues të historisë Antike ndër ta babai i Historisë greke Herodoti dhe Tukidi na lajmërojnë se Pellazgjët (shqiptarët) janë popull para grekëve “proelinioi”.

Filipi II

Filipi lindi në vitin 382 para K., nga një baba maqedonas dhe nënën e kishte ilire e cila quhej Euridike dhe ishte nga fisi ilir i Lynkestisë. Lynkestët ishin ilirë, këtë na e dëshmojnë studiuesit dhe historianët antikë si: Livi, Plini, Straboini, Ptolemeu etj.

Ilirët Lynkestë banoni përreth liqenit ët Ohrit dhe kryeqytet kishin Manastirin e sotëm. Pra, vetë Filipi ishte gjysmë maqedonas dhe gjysmë ilir. Mbas vdekjes të babait Amynta, Euridikja e dërgon Filipin në Iliri tek Lynkestët,dhe më tej në Tebë. Filipi pas disa vitesh bëhet mbret i Maqedonisë më 359 p. K. Filipi u martua me iliren Olimbi dhe nga kjo martesë do të lindte Kleopatra, Kynëna dhe Aleksandri, një burrë i fort, një legjendë Biblike që do bënte emër të madh. Filipi me të hipur në frontin e maqedonasve nënshtroi fisin e nënës së tij Lynkestët të cilët kishin udhëhequr politikën e maqedonasve. Më tej Filipi i drejtoi synimet e tij për të spastruar territoret e Maqedonisë nga kolonët grekë. Ai shtiri në dorë Selanikun, Thraqin, Skithinë etj., duke zhdukur mbi 200 koloni greke.

Demosdenin i cili ishte oratori më i madh grek i quajtur edhe mbrojtësi i grekëve kundra maqedonasve ka thënë për Filipin mbasi pushtoi të tërë Greqinë në ligjëratën e tij të titulluar “FILIPIKA e Tretë” thotë: “Filipi, jo vetëm që nuk është grek, edhe asnjë lidhje nuk ka farefis me grekërit, por ai është një murtajë e ndyrë e Maqedonisë...” Ndërsa Straboni shkruan: “Maqedonasit janë quajtur si Paion”. Por nga historia kemi mësuar se në të vërtetë Paionët ishin ilirë1.

Një nga dashnoret e Filipit e akuzoi Olimbinë se Aleksandri nuk ishte djalë i Filipit por, Olimbia e kishte me Amonin. Amoni ishte një gjarpër, perëndia më e lartë. Olimbia u fye rëndë nga kjo akuzë. Pasi Filipi e ndau Olimbinë ajo bashkë me Aleksandrin shkuan për disa kohë të jetojnë mbretërinë e Lynkestëve. Atëherë Filipi i shpalli luftë Lynkestëve, por gjatë betejës ai desh u vra. Më tej Filipi kërkoi që Aleksandri të kthehej në Maqedoni, por Aleksandri këmbëngulës dhe kokë shkëmb i vuri kusht që të kthehej edhe nëna e tij Olimbia dhe të respektohej si mbretëreshë. Filipi e pranoi kushtin. Ai për tu afruar me fisin ilir të Olimbisë kërkoi që vajza e tij Kleopatra të martohej me mbretin e Epirit vëllanë e Olimbisë. Gjatë dasmës, Aleksandri në bashkëpunim me nënën e tij dhanë urdhër që Filipi të vritej. Gjatë dasmës një ushtar maqedonas i afrohej Filipit dhe i ngul thikën në zemër duke e lënë te vdekur në vend atë. Me ngjitjen e Aleksandërit në frontin e maqedonasve Olimbia e vret gruan e re të Filipit bashkë me fëmijët e saj.

Mirtali, nëna e Aleksandrit të Madhe e njohur me emrin Olimbi. E cila ishte Ilire.Mirtali, nëna e Aleksandrit të Madhe e njohur me emrin Olimbi. E cila ishte Ilire. Olimbia

Gruaja e Filipi dhe nëna e Aleksandri të Madh Olimbia vinte nga visi i Ilirëve të Epiriotëve. Olimbia ishte stërmbesë e mbretit të Mirmidonëve Akilit i cili u vra në luftën Trojë. Pra Olimbia ishte e bija e mbretit të Epirit Neoptolemi I, i cili rridhte nga fisi i Pirro Neoptolemi djali i Akilit. Pirro Neoptolemi mbas luftës së Trojës u vendos në Toskëri duke themeluar mbretërinë e Epirit. Pirro Neoptolemi është stërgjyshi i Pirros së Madh që luftoi deri në Romë në shekullin III, përpara Krishtit. Olimbia dhe Pirrua janë kushërinj të parë. Emri i vërtetë i Olimbisë ishte Mirtal, pra edhe kjo një fjalë shqipe e përbërë nga MIR-DAL. Në gjuhën shqipe shpesh herë shkronja T ngatërrohet me D, sikurse S me Z, etj. Më vonë Mirtalia u quajt Olimbi, emër që ia vuri vetë Filipi. Edhe kjo fjalë rrjedh nga gjuha shqipe të cilën do ta shpjegojmë më poshtë. Olimbia ishte shumë bukur me flokë të verdha, të dredhura e të gjata. Bukurisë së Olimbisë nuk i rezistoi Filipi i cila la gruan e tij të parë që ishte ilire dhe quhej Audata. Siç duket bukuria e veçantë, zgjuarsia e Mirtalisë ka bërë që më tej ajo të thirrej me emrin madhështor Olimbi. Mirtali, nëna e Aleksandrit të Madhe e njohur me emrin Olimbi. E cila ishte Ilire.

Olimbia është një emër shqiptar që përbëhet nga bashkimi i fjalëve pellazgje OLI dhe MBI2. OLI do të thotë i TË GJITHË dhe MBI, sipër. Emri OLIMBI është një emër që tregon madhështi. Lojërat më të mëdha në botë quhen Lojrat OLIMBIKE, mali më i madh në Greqi quhet Mali i OLIMBIT. Pra, emri Olimbi ka kuptimin e madhështisë “MBI TË GJITHË”. Dhe vërtetë a nuk janë Lojrat Olimbike aktiviteti më i madh sportivë në botë?! Sot gjuhëtarët shqiptar e ngatërrojnë fjalën Olimbi me Olimpi. Fjala OLIMBI në greqisht shkruhet OLIMPI dhe shqiptohet OLIMBI. Shkronja MP në greqisht është B dhe kur ndodhen midis dy zanoreve shqiptohet MB. Gjuhëtarët shqiptar kanë bërë deri më sot transkriptim të fjalës greke OLIMBI, duke bërë që kjo fjalë të humbi kuptimin e saj që rrjedh nga gjuha shqipe(pellazgjike). Gjuhëtarët tanë me dashje ose pa dashje kanë bërë shumë gabime në disa fjalët shqipe duke i quajtur si fjalë të ardhura nga greqishtja, sllavishtja, latinishtja etj. Por po të studiohet më thellë do kuptojmë se kemi fjalë të gjuhës shqipe të përvetësuara nga gjuhët e tjera.

Aleksandri i Madh

Plutarku shkruan për Aleksandrin e Madh se ai ishte biond, me një përskuqje të lehtë në faqe dhe në gjoks. Dua të shtoj se edhe Pirrua i ynë i Epirit kishte një përskuqje në të tërë fytyrën e tij. Aleksandri pamjen e jashtme i ngjante nënës së tij Olimbisë dhe dajallarëve që ishin nga fisi ilir i Epirit.

Pirro, mbreti i EpiritPirro, mbreti i Epirit Pirro, mbreti i Epirit

Filipi për të mësuar Aleksandrin në edukimin e tij mori dy mësues Leonidhën që ishte kushëri me Olimbinë dhe Lisimakun edhe ky ishte nga krahina e Dodonës Pellazgjike3. Pra siç del nga historia me edukimin e Aleksandrit u morën dy mësues ilirë. Më vonë Filipi solli edhe Stagjire me prejardhje shqiptare4 i njohur me emrin Aristoteli, një filozof i zoti nga Selaniku për të mësuar Aleksandri gjuhën greke dhe letërsinë e tyre.

Në moshën 18 vjeçare Aleksandri në krye të 2.000 kalorës mposhti ushtrinë e Athinës. Mbas vrasjes së Filipit, Aleksandri në moshën 20 vjeçare bëhet mbret i Maqedonisë dhe i Greqisë në një moshë të re në verën e vitit 336 p.K. Në vjeshtën e vitit 335 para K. Aleksandri i Madh u kthye në Pellë për të përgatitur planin e tij të madh për të pushtuar Azinë dhe të shkatërronte perandorinë perse. Aleksandri gjatë udhëtimit të tij për në Azi bëri edhe një ndalesë të vogël në bregdetin e Trojës që tashmë ishte shkatërruar e tëra nga lufta dhjetëvjeçare midis Trojanëve dhe Akejve. Kur mbërriti në Trojë Aleksandri u mallëngjye. Librin më të dashur ai kishte ILIADËN dhe nëpërmjet Iliadës kishte mësuar për Trojën dhe luftën e saj. Gjatë vizitës në Trojën e shkatërruar Aleksandri bëri fli në kujtim të mbretit të pafat të Trojanëve Priamit të cilin e kishte vrarë djali i Akilit, Pirroja. Por nga heronjtë e luftës së Trojës ai adhuronte Akilin mbretin e Mirmidonëve që e kishte stërgjyshin nga nëna.

Ishte mëngjesi i 3 qershorit ët vitit 323 p.K., kur Aleksandri ndeu se kishte zjarrmi të brendshme, pasi bëri një banjë ai ushtri përsëri në gjumë. Kur u zgjua thirri të gjithë gjeneralët për planin e betejës, por pa se vetë ishte i pamundur. Për disa ditë rënkoi në shtrat nga temperatura e lartë dhe më 13 qershor vdiq në krevat i sëmurë. Kështu, mbreti i Maqedonisë që kishte mposhtur në fillim Greqinë dhe i kishte marrë emrin nuk mundi të realizonte ëndrrën e tij për të pushtuar tërë botën. Ai për dhjet vjet pushtoi pjesën më të madhe të botës, ndërsa stërgjyshi i tij Akili me aleatët e tij iu deshën dhjetë vite për të mposhtur Trojanët me dredhi.

Aleksandri vdiq, por mbeti gjallë emri, legjenda e tij. Lavdia e tij ndriçon e herë errëson dhe krijon probleme, dymijë e dyqind vjet pas vdekjes së tij

Sipas disa studiuesve të huaj Aleksandri i madhe quhej Meryamun Aleksandri, këtë mendim studiuesit e mbështesin në një mbishkrim që është gjetur në Egjipt. Ku thuhej në një citim “meryamun setepenra Aleksandros”5. Kjo është një dëshmi që tregon se emri Aleksandër është i mëvonshëm. Ose më mirë të themi që është Llagap. Shpesh herë duhet të na punojë logjika e thjeshtë për të mësuar shumë të fshehta të njerëzve në kohën antike. Po ta ndajmë emrin ALEKSANDËR në tre pjesë do të lexojmë tre fjalë, A-LEKS-ANDËR, që do të thotë: A është fjala e sotme shqipe ËSHTË, LEKS që është emri LEK dhe ANDRA është një fjalë e vjetër pellazgje që e përdorin ende shqiptarët, dhe do të thotë Ëndërr. Pra, emrin ALEKSANDËR do të thotë LËKA ËSHTË NË ËNDËRR. Dhe me të vërtetë Leka ishte burrë i madh që mbeti në historinë e botës për të realizuar ëndrrat që ai shihte në gjumë, ky fakt përmendet në disa shkrimtar dhe historian. Sot shqiptarët emrin Aleksandër e kanë në disa variante si: LEK, ALEKS, SANDRI, LEKSANDËR. Shqiptarët që njihen ne Itali me emrin arbëreshë dhe në Greqi me emrin arvanitas në vend të emrit Aleksandër ata përdornin Leksandër. Duhet të dimë që në kohët e lashta njerëzit shpeshherë e humbnin emrin e pagëzimit dhe thirreshin me Llagapet e tyre. Më vonë Llagapet u bënë mbiemrat e familjeve. Shqiptarët e sotëm i pagëzojnë fëmijët edhe me emrin Andra. Në Greqi ndodhet një ishull me emrin ANDRA. Gjatë një studime që kam bërë në vitin 2001 për këtë ishull kam zbuluar se ky ishull banohej që në shekullin e XII nga shqiptarët. Edhe sot ishulli Andra (Ëndra) banohet nga 70% e popullsisë greke që flet në familje gjuhën shqipe, pra nga shqiptarë që njihen me emrin arvanitas. Ishulli ANDRA6 ka 27 fshatra shqipfolës, toponime, dhe mbiemrat e familjeve janë të kuptimit të gjuhës shqipe. Emri ALEKSANDËR përbëhet nga fjalë të kuptimësisë në gjuhën shqipe.

Monedha e Republikës së Shqipërisë LEK me pamjen e Aleksandërit të Madh, 1926Monedha e Republikës së Shqipërisë LEK me pamjen e Aleksandrit të Madh, 1926

Elementët që tregojnë origjinën ilire(shqiptare) të Aleksandërit të madh

1. - Më lartë kemi sjellë origjinat familjare të Filipi dhe Olimbisë që vijnë nga fiset ilire. Filipi ishte lindur nga një nënë ilire dhe Olimbia nënën dhe babain e kishte ilir. Shkencërisht ALEKSANDRI I MADH është Ilir, duke pasur parasysh se logjika na shpie se nëna është ajo që përcakton babain e fëmijës. Pra, Filipi ishte djali i Eurodikes që vinte nga fisi ilir i Lynkestëve. Dhe për Aleksandrin kemi të sigurt që ishte djali i ilires Olimbisë që vinte nga fisi ilir i Epiriotëve. Më lartë thamë që Olimbia akuzoheshe shpeshherë që Aleksandri nuk ishte djalë i Filipit, por i gjarprit Amon.

2. - Nga pamja e jashtme dhe karakteri Aleksandri i ngjante Olimbisë, kishin të përbashkët ngjyrën e flokëve, bukurinë e fytyrës, ambicien, zgjuarsinë etj.

3. -Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet në gjuhën shqipe të dialektit geg, MER-JAM-UN. Sot disa fshatra shqiptar në Maqedoni ende thonë: MER JAM UN, që në gjuhës standarde shqipe është MIR JAM UNË.

4. - Emri i njohur botërisht nga bëmat e Miriamun ishte Aleksandër që siç e shpjeguam më lartë ka kuptim vetëm në gjuhën shqipe.

5. - Aleksandri ishte mbajtës i brirëve të Cjapit. Më vonë këtë shenjë do ta mbante Pirrua, mbreti i Epirit dhe Skënderbeu, mbreti i Epirit dhe Arbërisë.

6.- Gjuha që u fliste Aleksandri miqve të tij ishte ilirishtja e dialektit geg të Maqedonisë. Aleksandri greqishten e mësoi nga Aristoteli.

7. - Në vitin 1925 Republika e Shqipërisë që drejtohej nga Ahmet Zogu monedhës shtetërore e quajti me emrin LEK për nder të Aleksandrit të madh. Dhe në faqet e monedhës shqiptare LEK pasqyroheshin figurat e Aleksandrit, Herkulit, Akilit, Pirros etj. Kur shteti shqiptar kishte këto elemente në monedhën e tij në vitin 1925 që vazhdoi deri në vitet 1950, Greqia dhe Republika e Maqedonisë(FYROM) nuk kishin monedhë me këta figura të njohura të historisë së lashtë. Monedha e Republikës së Shqipërisë LEK me pamjen e Aleksandrit të Madh, 1926

Monedha e Republikës së Shqipërisë LEK me pamjen e Aleksandrit të Madh, 1926Monedha e Republikës së Shqipërisë LEK me pamjen e Aleksandrit të Madh, 1926

Aleksandri në Bibël

Gjatë leximit të Biblës, në kapitullin e tetë, profecia e Danielit, thuhet se në shek.VII p.k. do të lindte Aleksandri i Madh. Profecia ka titullin: “Vegimi i Danielit: Dashi e Cjapi”7 ku shkruhet: “Në tretin vit të mbretërimit të mbretit Baltazar, unë, Danieli, pata një vegim, pas atij që pata në fillim të mbretërimit. Pashë në vegim dhe, ndërsa po shikoja, më ndodhi të gjëndesha në qytezën e Suzas, që është në krahinën e Elamit; nga vegimi e kuptova që isha pranë lumit Ulai. Ngrita sytë dhe shikova, dhe ja, pranë lumit pashë më këmbë një dash me dy brirë; të dy brirët ishin të lartë, por njëri ishte më i lartë se tjetri, megjithëse më i larti kishte dalë i fundit. Pashë dashin që godiste kundrejt perëndimit, drejt veriut dhe drejt jugut; asnjë kafshë nuk mund t'i rezistonte, askush nuk mund të çlirohej nga pushteti i tij; kështu ai bëri atë që desh dhe u bë i madh. Ndërsa kisha parasysh këtë, ja, ku po vinte nga perëndimi një cjap, që përshkonte tërë sipërfaqen e dheut pa e prekur tokën; cjapi kishte një bri të madh midis syve të vet. Arriti deri te dashi me dy brirë që kisha parë më këmbë përpara lumit, dhe iu hodh kundër me furinë e forcës së tij. E pashë të afrohet dhe të zemërohet kundër tij; pastaj i ra me bri dashit dhe copëtoi dy brirët e tij, ndërsa dashi nuk kishte fuqi për t'i rezistuar; kështu e hodhi për tokë dhe askush nuk mundi ta çlirojë dashin nga pushteti i këtij. Cjapi u bë shumë i madh; por, kur u bë i fuqishëm, briri i tij i madh u thye; në vend të tij dolën katër brirë të mëdhenj, që drejtoheshin drejt katër erërave të qiellit. Nga një prej tyre doli një bri i vogël, që u bë shumë i madh në drejtim të jugut, të lindjes dhe të vendit të lavdishëm. U rrit deri sa arriti ushtrinë e qiellit, bëri të bjerë për tokë një pjesë e ushtrisë dhe e yjeve dhe i shkeli. U ngrit madje deri te komandanti i ushtrisë, i hoqi flijimin e vazhdueshëm dhe vendi i shenjtërores së tij u shemb. Ushtria iu la në dorë bashkë me flijimin e vazhdueshëm, për shkak të shkeljes; ai hodhi për tokë të vërtetën; bëri tërë këto gjëra dhe i shkoi mbarë. Pastaj dëgjova një të shenjtë që fliste, dhe një i shenjtë tjetër i tha atij që fliste: "Deri kur do të vazhdojë ky vegim: ndalimi i flijimit të përditshëm, shkretimi për shkak të paudhësisë, shenjtërorja dhe ushtria të shkelur?" Ai më tha: "Deri dymijë e treqind ditë; pastaj shenjtërorja do të pastrohet". Tani, ndërsa unë, Danieli, e kisha parasysh vegimin dhe përpiqesha ta kuptoja, ja ku po rri para meje dikush që ka pamje burri. Dëgjova pastaj në mes të lumit Ulai zërin e një burri, që bërtiste dhe thoshte: "Gabriel, shpjegoja këtij vegimin". Ai iu afrua vendit ku ndodhesha unë dhe, kur arriti, unë pata frikë dhe rashë me fytyrë. Por ai më tha: "Kuptoje mirë, o bir njeriu, sepse ky vegim ka të bëjë me kohën e fundit". Ndërsa ai fliste me mua, unë rashë në një gjumë të rëndë me fytyrë për tokë, por ai më preku dhe më bëri të ngrihem më këmbë në vendin ku ndodhesha. Dhe tha: "Ja, unë do të të tregoj atë që ka për të ndodhur në kohën e fundit të indinjatës, sepse ka të bëjë me kohën e caktuar të fundit. Dashi me dy brirë, që ti ke parë, përfaqëson mbretërit e Medisë dhe të Persisë. Cjapi leshtor është mbreti i Javanit dhe briri i madh që ishte në mes të syve të tij është mbreti i parë. Briri i thyer dhe katër brirët që dolën në vend të tij janë katër mbretëri që do të dalin nga ky komb, por jo me të njëjtën fuqi të tij. Në fund të mbretërisë së tyre, kur rebelët do ta kenë mbushur kupën, do të dalë një mbret me pamje të egër dhe i rrahur në dredhitë luftarake. Fuqia e tij do të rritet, por jo për shkak të forcës së tij; do të bëjë shkatërrime të habitshme, do të ketë sukses në ndërmarrjet e tij dhe do të shkatërrojë të fuqishmit dhe popullin e shenjtorëve. Për shkak të dinakërisë së tij do shtohet mashtrimi në duart e tij; do të krenohet në zemër te vet dhe do të shkatërrojë shumë njerëz që janë në siguri; do të ngrihet kundër princit të princave, por do të thyhet jo nga dorë njeriu. Vegimi i mbrëmjeve dhe i mëngjeseve, për të cilin është folur, është i vërtetë. Ti e mban sekret vegimin, sepse ka të bëjë me gjëra që do të ndodhin mbas shumë kohe". Dhe unë, Danieli, e ndjeva veten të sfilitur dhe qeshë i sëmurë disa ditë; pastaj u ngrita dhe u interesova për punët e mbretit. Unë isha i tronditur nga vegimi, por askush nuk e vuri re”.

Shkencëtarët e kanë zbërthyer Profetësinë e Danielit dhe kanë nxjerrë përfundimin se bëhet fjalë për ngjarje që lidhen me Aleksandrin. Dashi ishte mbreti i Medisë dhe Persisë, që në shek. VI-V para K. vunë nën kontroll Maqedoninë dhe Thrakën. Cjapi me një brirë është Aleksandri i madh, i cili mundi Persinë, Darin e III që na paraqitet me shenjën e dashit. Cjapi që është shenja e Aleksandrit që pushtojë Persinë brenda 10 vjetësh, pra ashtu siç ka ndodhur me të vërtetë. Briri i thyer në katër pjesë ishte ndarja që pësoj mbretëria e Aleksandrit nga gjeneralët e tij. Ptolemeu, Lisimarku, Antipatrit dhe Seleku, që ishin të njëjtës kombësi, ilir. Po të shohim emri Lisimarku ka kuptimsin në të gjuhës së sotme shqipe Lis i Markut, edhe emri Seleku mund të jetë fjala shqipe Shelek që emërtohet qingji i vogël i sapo qethur. Këtë fjalë e ndeshim në tërë territoret Ballkanike që banohen nga shqiptarët. Përkrenarja e Skënderbeut, me simbolin e bricjapitPërkrenarja e Skënderbeut, me simbolin e bricjapit