Jump to content

Polikron Çelo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dr. Polikron Çelo ka lindur në vitin 1932 dhe për shumë vite ka shërbyer si mjek Pediatër, ka qenë pedagog në Fakultetin e Mjekësisë, për shumë kohë Shef i Shërbimit të Nefrologjisë, por edhe Drejtor i Spitalit të Fëmijëve. Ishte një ndër pediatrët më të mirë në Shqipëri i cili kishte vite që jepte një ndihmë të madhe në informimin e nënave të reja për kujdesin që ato duhet të kenë ndaj fëmijëve të tyre. Me një punë studimore dhe përvojë 47-vjeçare ai ka qenë i pranishëm jo vetëm në media, por edhe me botime të pasuruara me të rejat e shkencës së sotme. U nda nga jeta më 11 mars 2018.

  • Sëmundjet e veshkave në fëmijë (Botimi I) - 1984
  • Ç’duhet të bëjmë para se të vemi te mjeku - 1989
  • Pediatria për stomatologët (Bashkautor Th. Kristo) - 1976
  • Pediatria për stomatologët (Bashkautor Th.Kristo) - 1978
  • Urinimi i pavullnetshëm i fëmijëve në gjumë - 1981
  • Mjeku i fëmijëve në familje - 2003
  • Mjeku i nënës dhe i fëmijës në familje - 2004
  • Sëmundjet e veshkave në fëmijë - 2006
  • Të ushqyerit e fëmijëve - 2008
  • Pediatri ju përgjigjet - 2012
  • Babai - 2013