Politika energjetike
Politika energjetike është mënyra në të cilën një njësi e caktuar (shpesh qeveritare) ka vendosur të trajtojë çështjet e zhvillimit të energjisë, duke përfshirë konvertimin, shpërndarjen dhe përdorimin e energjisë, si dhe reduktimin e emetimeve të gazeve serrë, në mënyrë që të kontribuojë në zbutjen e ndryshimeve klimatike. Atributet e politikës energjetike mund të përfshijnë legjislacionin, traktatet ndërkombëtare, stimujt për investime, udhëzimet për ruajtjen e energjisë, taksat dhe teknika të tjera të politikave publike. Energjia është një komponent thelbësor i ekonomive moderne. Një ekonomi funksionale kërkon jo vetëm punë dhe kapital, por edhe energji, për proceset e prodhimit, transportin, komunikimin, bujqësinë dhe më shumë. Planifikimi i energjisë është më i detajuar se politika energjetike.
Politika energjetike është e lidhur ngushtë me politikën e ndryshimeve klimatike, sepse në total në mbarë botën sektori energjetik emeton më shumë gazra serë se sektorët e tjerë.[1]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Climate change – Topics". IEA (në anglishte britanike). Marrë më 2022-06-04.