Portal:Murzikë/Artikull të zgjedhur (arkivë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mars 2006

Shakira

Shakira (2 shkurt 1977 në Baranquilla, Kolumbi, emri i plotë i saj është Shakira Isabel Mebarak Ripoll) është një këngëtare kolumbiane e pop- dhe rok-muzikës.

Babai i saj Don William Mebarak Chadid është i lindur në Nju Jork dhe ka prejardhje libaneze, nëna e saj Nidia del Carmen Ripoll Torrado është kolumbiane me prejardhje spanjolle dhe italiane. Shakira është fëmija i vetëm i përbashkët i tyre. Babai i saj ka nga një martesë e mëparshme edhe 8 fëmijë tjerë. Shakira ka 5 vëllezër dhe 3 motra nga ana e babait.