Jump to content

Portal:Turizëm/Qendra turistike 4

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kruja për herë të parë emri "Krujë" përmendet në shekullin e XII-të. Emri "Krujë" mendohet ta ketë origjinën te fjala "krua" (burim uji), sepse në Krujë ka shumë burime. Banorët e Krujës i thërrasin qytetit të tyre dhe burimeve të ujit me të njëjtin emër "krò". Banorët e Krujës i thërrasin vetes "krutonë" ose "krotonë". Në gjuhën zyrtare banorët e Krujës quhen "krutanë".

Kruja njihet si kryeqendra e rezistencës ndaj pushtuesve osmanë gjatë kohës që Skënderbeu udhëhiqte këtë rezistencë. Kështjella e Krujës u rrethua 4 herë nga ushtria Osmane. Në rrethimin e katërt kështjella e Krujës ra në dorën e pushtuesit. ...'