Jump to content

Portat logjike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Portat logjike janë pajisje konkrete apo të përfytyruara që zbatojnë një funksion Bulean, pra, që kryejnë një veprim logjik. Ato mund të kenë një apo disa hyrje ndërsa dalje vetëm një. Hyrjet shënohen përgjithësisht me shkronjat e mëdha A,B,C apo X,Y,Z ndërsa dalja me shkronjën Q. Emërtimi dallues i një porte është emri i veprimit logjik që porta zbaton. Çdo portë logjike shoqërohet me tabelën e vërtetësisë të funksionit përkatës Bulean.

Në praktikë, elementet bazë me anë të të cilave kryhet sendërtimi i portave logjike në qarqet elektronike janë diodat dhe tranzistorët gjatë funksionimit të tyre si çelës.


Më poshtë janë paraqitur tre portat logjike kryesore: DHE (AND), OSE (OR), JO (NOT); në vijim do të ruajmë emërtimet në gjuhën angleze meqënëse të tilla ndeshen më së shumti edhe në literaturën ndërkombëtare. Prej këtyre portave mund të rrjedhohen edhe disa porta të tjera të përbëra, po ashtu të rëndësishme.


Lloji Shenja në qark Trajta drejtkëndore Algjebra buleane për A e B Tabela e vërtetësisë
AND AND symbol AND symbol
Hyrjet Dalja
A B A AND B
0 0 0
0 1 0
1 0 0
1 1 1
OR OR symbol OR symbol
Hyrjet Dalja
A B A OR B
0 0 0
0 1 1
1 0 1
1 1 1
NOT NOT symbol NOT symbol
Hyrjet Dalja
A NOT A
0 1
1 0