Porto Novo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Porto Novo
Porto Novo
Popullsia
 • Gjithsej223,522
Faqja zyrtarewww.villedeportonovo.com

Porto Novo (i njohur gjithashtu si Hogbonu dhe Ajashe) është kryeqyteti i Beninit, dhe ishte kryeqyteti i Dahomeit francez. Bashkia mbulon një sipërfaqe prej 110 kilometrash katrorë dhe në vitin 2002 kishte një popullsi prej 223,552 banorësh. Ai u zhvillua fillimisht si një port për tregtinë e skllevërve, një pjesë e rëndësishme e shumë Perandorive Europiane në atë kohë duke përfshirë Perandorinë Portugeze. Porto-Novo është një port në një gji brenda të Gjirit të Guinesë, në pjesën juglindore të vendit. Është qyteti i dytë më i madh i Beninit, dhe megjithëse Porto-Novo është kryeqyteti zyrtar, ku ndodhet parlamenti, qyteti më i madh Kotonu është selia e qeverisë, ku ndodhen shumica e godinave qeveritare dhe departamentet qeveritare. Rajoni rreth Porto-Novo prodhon vaj palme, pambuk dhe kapok. Nafta u zbulua në brigjet e qytetit në vitet 1990, dhe që atëherë është bërë një eksport i rëndësishëm.


Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Porto-Novo dikur ishte një kontribues i mbretërisë Yoruba i perandorisë Oyo. Më parë qyteti ka pasur emrin Hogbonou, por në shekullin e 16-të u ndryshua emri në Porto Novo që domethë "Portë e Re" nga gjuha portugeze.

Popullsia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti Popullsia
1979 133,168
1992 179,138
2000 210,400
2002 223,552
2005 234,168
2009 267,191
2013 264,320

Njerëz të njohur[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Anicet Adjamossi, futbollist, i cili lindi më 1985
  • Kamarou Fassassi, politikan
  • Paulin Soumanou Vieyra, autor
  • Romuald Hazoume, artist