Jump to content

Portreti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Portret)
Portreti i Marko Boçarit

Portreti paraqet përshkrimin e karakterit (psikologjinë), e fytyrës së një ose më tepër personave të caktuar. Egziston portret realistik, i idealizuar dhe naturalistik. Portreti mund të jetë: fotoportret, portret arti figurativ, portret skulptural dhe portret gjuhësor (letrar, i shkruar, etj.).

Klasifikimi i portretit mund të bëhet sipas disa kriteriumeve prej atyre të caktuarve deri te ato formale. Kriteriumet kryesore janë:

  • Mënyra formale e paraqitjes:
  1. Vetëm koka
  2. Koka me supet
  3. Deri në bel
  • Sipas vendosjes:
  1. Anfas
  2. Profil
  • Sipas paraqitjes:
  1. Personal (autoportret).
  2. Portret i dyfishtë.
  3. Portret grupor.