Jump to content

Poseduesi i veprës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Posedues do të thotë personi fizik apo subjekti juridik i cili posedon të drejtën e autorit. [1]

Të drejtat e posedimit (simboli: © / nga angl. Copyright copy = kopje, right = te drejtat; sqt. Të drejtat e autorit) është një ligj për të mbrojtur të drejtën e veprës nga kopjimi dhe përdorimi i pa kontrolluar.

Gjithçka nisi nga fundi i 1700-ës. Po, sepse nuk mund te thuhet qe para shekullit te XVIII e drejta e autorit ekzistonte, megjithëse krijuesit kishin disa privilegje pasi për të publikuar duheshin para. Më 1709 në Angli u krijua e drejta autorit, me një statut të mbretëreshës Anna. Më 1791, nga 13 deri 19 janari, Parlamenti francez në lidhje me shfaqjet publike, me një dekret legjislativ ndaloi përdorje e veprave të autorëve ende në jetë pa lejen e tyre. Kjo e drejtë, trashëgohej nga pasardhësit e autorit të cilët konsideroheshin si pronarë të ligjshëm të veprave deri në 5 vjet pas vdekjes së krijuesit të tyre.

Nga 19 deri 24 korriku i 1793-shit, sërish Parlamenti francez, pas disa shqyrtimesh, njohu me ligj të drejtën e autorit për çdo shpikje. Ligji ne fjale është ende në fuqi në France, por me kalimin e kohës ka pësuar disa ndryshime të vogla. Sipas disa historianëve mbrojta e të drejtës së autorit lindi si një nënprodukt i privatizimit të censurës qeveritare që fillimin e saj e pati në Anglinë e shekullit te XVI-te.

Më 9 maj 1801 në Itali, in Italia, Republika Cizalpine dhe Mbretëria talike deklaroi hyrjen në fuqi të ligjit, të njohur si “më shenjta” dhe më e vlefshmja pronë. Me 25 qershor te 1865, Mbretëria e Italisë, e modifikoi disi këtë ligj, i cili vazhdon edhe sot e kësaj dite të jetë në fuqi në territorin italian. Më 9 shtator të 1886 për të qartësuar marrëdhëniet me të huajt u mblodh Bashkimi Ndërkombëtar i Bernës që vuri disa rregulla mbi të drejtën e autorit.

Zhvillime aktuale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kohët e fundit me sakte në 2003, grupe mendimtarësh të cilit janë kundër shfrytëzimit ekonomik të krijim intelektual të konsideruar si pasuri e njerëzimit dhe përfitimeve që kanë blerësit e së drejtës së autorit, kanë zhvilluar një koncept te kundërt, duke marre parasysh një kuptim te dyfishte të gjuhës angleze (në të cilën “rigat” do të thotë "drejtë" por edhe "djathtë") Në vend te thonë copright (e drejta e autorit) përdorin copyleft (kopje e lënë) (duke përdorur fjalën "left" që do të thotë “majtas” ose ”lënë” pjesorja e së shkuarës e foljes (me lënë).

Aktualisht, me ardhjen e të internetit dhe teknologjive të ndryshme, e drejta e autorit behet gjithnjë e me e vështire për tu respektuar. Prirja është gati gjithnjë e njëjta, kopja e krijimeve që mbajnë të drejtën e autorit është e ligjshme nëse bëhet pa qëllim përfitimi ose përdorimi personal, siç ndodh me fotokopjimin e librave ndërkohe që diçka e tillë nuk është e drejte dhe jo me e ligjshme.

Në Francë, për të ndërgjegjësuar sadopak njerëzit, disa shtëpi botuese shkruajnë me germa kapitale në librat që publikojnë, ketë fjali: “La Fotocopie Tue Le Livre” (Fotokopja vret librin) ndërsa normativa italiane lejon prodhimin analog ose përdorimin privat të muzikës, në rast se materiali në fjale regjistrohet në radio ose TV, por jo te shkarkohet nga interneti.

Kontrollet për të ruajtur dhe respektuar të drejtën e autorit bëhen me anë të programeve “sniffingte” cilat lejojnë hyrjen në rrjetë peer-to-peer për të regjistruar adresat kompjuterike të individëve që shkëmbejnë materiale me të drejte autori. Çdo shoqëri që ofron interneti duhet të ketë një regjistër ku te mbaje çdo numër telefoni të klientëve që zotërojnë një adrese IP në mënyrë që sapo dikush të hyjë në internet të dihet identiteti i tij dhe te jete i kapshëm në rast shkelje.

Programet sniffing paraqesin një problem te madh për sa i përket të drejtës së jetës private të çdo individi, pasi çdo program sniffing hyn ne rrjet dhe regjistron pa dijeninë e përdoruesve, të cilët janë në internet nga një kompjuter private në një pronë private. Për të tilla “përgjime” nevojitet mandat nga prokuroria ose gjykata, pasi çdo mënyrë tjetër nuk do të ishte e ligjshme dhe ndiqet penalisht. Sipas disa juristëve dënimet minimale dhe maksimale për këtë shkelje nuk janë proporcionalisht të barabarta me ato të shkeljeve të tjera.

Të shkruash një libër duhet kohë, letër dhe lapsi ndërsa publikimi i tij ka nevoje për fonde. E drejta e autorit u projektua nga shtëpitë botuese për të subvencionuar vetveten dhe jo krijuesit,. Nga pikëpamja e publikimit nuk ka asnjë ndryshim pasi sapo teknologjia e shtypjes të bëhet më ekonomike numri i shitjeve do të rritet pak a shume si te njëjtat alternativa që kane aktualisht muzikantet. Si rezultat do të ketë gjithnjë e më shume material në dispozicion dhe përzgjedhja midis autorëve do të jetë më e gjerë dhe e lirë. Për më tepër zhvillimi i mëtejshëm i internet, do të sjelle dhe publikimin me kosto zero dhe autori do te ketë pushtet të plotë mbi krijimin e tij.

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ LIGJIN TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E TJERA TË PËRAFËRTA Në amëzën assembly-kosova.org Arkivuar 29 shtator 2007 tek Wayback Machine