Jump to content

Prasaibët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Prasaibët ishin fis i Kaonisë në Epir. Një numër i madh mbishkrimesh të zbuluara në Butrint dëshmojnë se prasaibët banonin në viset përreth Butrintit, fare pranë kryeqendrës së Kaonisë, Foinikes dhe përbënin një nga nënndarjet administrative-politike e fisnore të bashkësisë së kaonëve deri në prag të pushtimit të Epirit nga Roma më 168 p.e.s. Në periudhën e sundimit romak prasaibët formonin një bashkësi më vete me qendër Butrintin. Autonominë e brendshme bashkësia e ruajti deri në mesin e shek.I p.e.s. kur Butrinti u kthye në koloni romake.