Princess Argjiro

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Princesha Argjiro mendohet të ketë qenë sundimtarja e qytetit të Gjirokastrës gjatë shekullit XV. Ajo ishte e martuar me princin e këtij qyteti. Argjiroja luftoi me turqit kur ata rrethuan kalanë e Gjirokastrës. Megjithatë, turqit e morrën Gjirokastrën me tradhëti. Prandaj princesha Argjiro për të mos rënë e gjallë në duart e turqve, u hodh nga kulla më e lartë e kalasë, së bashku me djalin e saj, i cili ishte foshnjë. Legjenda thotë që emri i Gjirokastrës vjen pikërisht nga emri i princeshës. Për princeshën Argjiro, shkrimtari i madh Ismail Kadare ka shkruar një poemë të mrekullueshme.