Principet e matjes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Karakteristikat releve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me principin e matjes nënkuptojmë principin në të cilin reletë e marrin madhësinë elektrike nga objekti që mbrohet dhe i cili monitorohet nga mbrojtja. Informacioni për mbrojtjen mund të jetë: - rryma, tensioni, - produkti i rrymës me tensionin dhe kosinusin e këndit midis tyre, - raportit i tensionit me rrymën, - diferenca e rrymës në fillimin dhe mbarimin e elementit që mbrohet, si dhe - komponentët nulare të rrymave dhe tensioneve. Varësisht nga ndryshimi i regjimeve nga regjimi normal dhe nga ndryshimi i madhësisë së monitoruar emërtohen edhe mbrojtjet. Kështu për shembull në qoftë se madhësia e matur është rryma dhe releja duhet të vepron në rritjen e saj, mbrojtja quhet mbirrymore dhe në qoftë se ajo ulet nën vlerën e paraparë quhet nën-rrymore. Kur madhësia e matur është tensioni në mënyrë analoge quhet e mbitensionit ose e nën-tensionit. Në rast se informacione janë produkti i rrymës me tensionin dhe kosinusit të këndit midis tyre, kemi si informacion jo vetëm rritjen e rrymës dhe uljen e tensionit gjatë dëmtimit por edhe këndin midis tyre i cili na tregon se drejtimi i qarkullimit të fuqisë (rrymës) së dëmtimit ka ndryshuar kahen normale dhe quhet mbrojtje e drejtimit. Matja e raportit midis rrymës dhe tensionit domethënë e impedancës në rastin e përgjithshëm na jep distancën në të cilën ka ndodhë dëmtimi dhe mbrojtja tani quhet distancionale. Ndryshimi i drejtimit të rrymave në dy skajet e objektit që mbrohet, domethënë diferenca e tyre quhet mbrojtje diferenciale e kështu me radhë. Këtyre emërtimeve zakonisht iu shtohet edhe emri i objektit që mbrohet. Për të siguruar selektivitet zakonisht përdoret vlera e madhësisë elektrike e matur e cila shërben si informacion (I, U, S, Z), mirëpo shpeshherë kjo nuk mjafton dhe këtij informacioni i shtohet edhe koha e veprimit të releve

Koha e veprimit të releve.- Mund të jetë fikse domethënë e pavarur nga madhësia elektrike e matur ose e varur nga madhësia elektrike e matur. Funksioni i kohës në varësi të rrymës së veprimit quhet edhe karakteristikë kohore e relesë. Karakteristika kohore fikse është dhënë në Fig. 1, ku IvR dhe tvR janë rryma dhe koha e veprimit të akorduara në rele. Në Fig. 1 është treguar karakteristika fikse e shkallëzuar në dy shkallë, njëra për rryma më të mëdha të dëmtimit 3I >>, dhe t >>, d.m.th për shembull për I = 800 A dhe për kohë minimale t = 40 ms, ndërsa tjetra për rryma të dëmtimit 3I >, t > d.m.th I = 200 A dhe për kohë minimale t = 500 ms. Karakteristika kohore inverse .- Në këtë rast koha e veprimit të relesë është funksion invers i rrymës së dëmtimit , domethënë sa më e madhe është vlera e rrymës e cila qarkullon nëpër rele aq më e vogël koha e veprimit të mbrojtjes dhe anasjelltas.

Matja e rrymave fazore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Matja e rrymave fazore të sistemit trefazor nevojitet në të gjitha mbrojtjet të cilat si informacion e kanë ndryshimin rrymës. Në Fig. 3 është treguar skema parimore e matjes së rrymave të tre fazave të sistemit trefazor për furnizimin e releve që si informacion për veprimin e tyre e shfrytëzojnë rrymën e lidhjes së shkurtër të dëmtimit. Kjo skemë përdoret te:

- mbrojtja mbirrymore (nga lidhjet e shkurtra),

- mbrojtja nga mbingarkesat,

- mbrojtja nga asimetria,

- mbrojtja nga këputja e fazës, dhe

- tek mbrojtja nën-rrymore (ose nga humbja e ngarkesës).

. Matja e rrymës së lidhjes me tokën.[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skema e matjes së bashku me mbrojtjen mbirrymore, dhe që realizohet me shumën e rrymave të tre transformatorëve rrymor (TA), dhe me transformator rrymor (TA) unazor (toroidë).

Matja e diferences se rrymave ne fillim dhe mbarim te pajisjes qe mbrohet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përdoret te mbrojtjet diferenciale . Përdoret te mbrojtja e gjeneratorëve, transformatorëve, linjave, zbarave dhe motorëve. Në këtë rast maten të gjitha rrymat e fazave duke e përfshirë edhe matjen e rrymës nulare, të gjitha tensionet ndërfazore duke përfshirë edhe atë të komponentës nulare. Me këto mund të realizohet edhe produkti i rrymave me tensionet përkatëse duke i përfshirë edhe ato të komponentëve nulare me kosinusin e këndit midis tyre (reletë e fuqisë) për mbrojtjen e drejtimit, e po ashtu edhe raporti i tyre (reletë e rezistencës-impedancës) për mbrojtjen distancionale. Kjo skemë mund të përdoret te mbrojtja: mbirrymore e drejtuar, nga lidhja me tokën, mbirrymore me varësi nga tensioni, distancionale, e mbi/nën magnetizimit, e mbi/nën respektivisht fuqisë së kthimit

. Matja e rrymave reziduale (NULARE)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përdoret për mbrojtjen e pështjellave të statorit të gjeneratorit (makinave) nga lidhja me tokën. Matja me rryma reziduale i ka këto karakteristika:

Shfrytëzon principin e rrymës diferenciale,

Vepron edhe kur qarku i gjeneratorit është i hapur,

Brezi i zakonshëm i akordimit është: 0,5-5,0% i rrymës nominale të pajisjes.

NDIKIMI I TRANSFORMATORËVE DHE I AKORDIMIT TË RELESË[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Transformatorët rrymor (TA) dhe reletë rrymat e kanë të standardizuara. Është me rëndësi të dihet raporti midis tyre dhe rrymës së veprimit të akorduar në rele.

Referime:
Matjet elektrike, Dr.Ali Gashi