Procesi i edukimit universitar në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hyrje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Edukimi apo shkollimi është e drejtë fondamentale e çdo njeriu. Procesi i edukimit universitarë është një proces shumë i rëndësishëm për çdo njeri si dhe çdo njeri i nënshtrohet disa hapave para se të arrijë shkollimin universitarë sepse kjo e fundit është vazhdimësi e edukimit të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë. Edukimi universitarë përgatit kuadra të cilët do të jenë të aftë për të ushtruar një profesion të caktuar.


Rëndësia e edukimit universitar për Kosovën[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë viteve të fundit qeveritë e kanë konsideruar arsimin si një faktor gjithmonë e më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomike të vendeve të tyre. Niveli i shkollimit është një faktor vendimtar në rritjen e probabilitetit për të gjetur dhe mbajtur punën si dhe siguron nivel më të lartë të ardhurave në Kosovë. Nëse një vend do që të shtojë numrin e njerëzve të kualifikuar dhe të dijshëm, hapi i parë që duhet bërë është që kuadrat me kualifikim universitarë të vënë në përdorim njohuritë e përfituara nga shkollimi universitarë dhe në këtë mënyrë të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e atij vendi. Për fat të keq, në ditët e sotme, edukimi universitarë në përgjithësi në Kosovë nuk është në nivelin e dëshiruar. Gjithsesi, nuk duhet mohuar faktin që ndryshimet pozitive po e përcjellin çdo ditë e më tepër edukimin universitarë duke dhënë shpresa për një të ardhme më të ndritur në këtë aspekt.


Historiku i Universitetit të Prishtinës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Universiteti i Prishtinës është themeluar me Ligjin mbi Themelimin e Universitetit të Prishtinës të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste të Kosovës me 18 nëntor të vitit 1969. Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje shumë e rëndësishme historike për popullin e Kosovës, si dhe për mbarë kombin shqiptarë. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 Shkurt të vitit 1970, kurse dy ditë më vonë, më 15 Shkurt 1970 u mbajt mbledhja solemne e kuvendit pikërisht kjo datë u shpall Dita e Universitetit të Prishtinës. Në Universitetin e Prishtinës, në të kaluarën sistemi i studimeve universitare ishte 4 + 1, duke nënkuptuar 4 vite studime bachelor dhe 1 vit studime postdiplomike (Master). Ky sistem ndryshoi me instalimin e sistemit të Bolonjës i cili sistem përfshinë formatin 3 + 2 të vitit të studimeve, duke nënkuptuar kështu 3 vite studimi bachelor dhe 2 vite postdiplomike.

Procesi i Bolonjës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

“(1)Sistemi i Bolonjës si marrëveshje është nënshkruar në qershor të vitit 1999 nga 29 shtete evropiane. Sot numri i shteteve të përfshira në këtë marrëveshje arrin në 46. Procesi i Bolonjës, projekt i financuar nga BE dhe menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe implementuar nga Këshilli i Evropës, është duke vepruar në tërë Kosovën, përfshirë të gjitha shkollat dhe universitetet publike dhe private. Termi “Reforma” përkatësisht “Procesi i Bolonjës” në një shkallë të lartë përdoren nëpër fakultetet e Universitetit të Prishtinës duke asocuar në reformimin e sistemit arsimor apo sistemit të studimeve. Qëllimi i Sistemit të Bolonjës është që ti bëj standardet për diplomë akademike dhe cilësi sa më të krahasueshme në tërë Evropën. Implementimi i Sistemit të Bolonjës në Kosovë ka filluar në vitin 2001 / 2002 dhe prej asaj kohe Universiteti i Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kanë bërë përpjekje për zbatimin e strategjive të Bolonjës. Mirëpo përkundwr përpjekjeve të shumta ky proces ende nuk është në nivelin e duhur. Kjo nënkupton se, nevojitet punë dhe angazhim i mwtutjeshwm që në të ardhmen Sistemi i Bolonjes tw funksionoj plotësisht. Mirëpo, nuk duhet mohuar puna dhe energjia e shpenzuar e stafit menaxhues dhe atij akademik për aplikueshmërinë e plotë të standardeve të Bolonjës(1)”. Sistemi i Bolonjës ka paraparë ciklin e studimeve 3 vjeçare për të arritur titullin “Bachelor”, ndërsa niveli i dytë i studimeve është “Master” 2 vite. Shumë analistë mendojnë se ky proces është vetëm një vazhdimësi e të ashtuquajturave reforma arsimore të cilat nuk po japin rezultate konkrete, kuadra cilësorë, por për më tepër po ua lehtësojnë punën profesorëve universitarë duke minimizuar në bazë të vëshirësisë sistemin e notimit.

Krejtësisht në fund, lirisht mund të themi se rëndësia e edukimit universitar në Kosovë është e jashtëzakonshme dhe domosdoshmërisht e nevojshme.



References[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1]

  1. ^ [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help) [1] Arkivuar 15 janar 2015 tek Wayback Machine