Prodhimi i Energjise Solare
Hyrje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Çdo orë dielli rrezaton në Tokë energji të mjaftueshme për të kënaqur nevojat e energjisë globale për një vit të tërë. Energjia diellore është teknologji e cila përdoret për të shfrytëzuar energjinë e diellit dhe të bëjë atë te shrytëzueshme.Çdo orë dielli rrezaton në Tokë energji të mjaftueshme për të kënaqur nevojat e energjisë globale për një vit të tërë. Energjia diellore është teknologji e cila përdoret për të shfrytëzuar energjinë e diellit dhe të bëjë atë te shrytëzueshme.
Llojet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sistemet diellore energjetike mund të jenë:
- Sistemet diellore të temperaturave të ulëta:
- kolektorët diellor për ngrohje të ujit,
- përgatitja e ujit të ngrohte, avujve.
- Sistemet diellore pasive:
- ngrohja natyrore e hapësirës,
- Centralet diellore
- Sistemet fotovoltaike
Shumë njerëz i kanë të njohura termet si qelizat fotovoltaike , apo panelet diellore , qe mund t’i kenë hasur p.sh. te anija , në çati të shtëpijave apo te kalkulatoret. Qelizat janë bërë prej materialeve gjysmëpërçues si ato që gjenden në çipe te kompjuterit . Kur rrezet e diellit i godasin qelizat , elektronet shkeputen nga atomi dhe keshtu kevizin si te lira. Derisa elektronet rrjedhin nëpër qeli , ata prodhojnë energji elektrike .
Sistemi Fotovoltaik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sistemi fotovoltaik realizohen me shndërruesit fotovoltaik të cilët energjinë rrezatuese të diellit e shndërrojnë në energji elektrike ( shndërrim i drejtpërdrejtë). Sistemet fotovoltaike kanë konstruksion modular për aplikim të shumëfishtë dhe me koeficient të ultë të shfrytëzimit i cili sillet prej 10-25%.
Në figurë është treguar pamja e celulë fotovoltaike (diellore) dhe aplikimi i saj për prodhimin e energjisë elektrike. Sistemet fotovoltaike mund të përdoren si burime autonome i energjisë elektrike në kombinim me burimet tjera të energjisë elektrike ose të lidhur në rrjetin elektrik.Nga figura shihet se te sistemi autonom celula fotovoltaike bënë shndërrimin e energjisë së diellit në energji elektrike të rrymës së vazhduar e cila pastaj nëpërmjet të mbushësit i mbush bateritë. Energjia e akumuluar në këto bateri, e cila është burim i rrymë të vazhduar, me anë të invertorit do të kthehet në rrymë alternative e gatshme për furnizim të shpenzuesve të rrymës alternative.
Intensiteti mesatar i rrezatimit të diellit në atmosferë është mesatarisht 1.37(kW/m2) e cila njihet si konstanta e diellit (solare), dhe vlera e vërtetë varet nga lokacioni, stina e vitit, koha e ditës, kushtet atmosferike, etj.Por energjia diellore nuk punon natën pa një pajisje për ruajtje të tilla si një bateri , pastaj moti me re mund ta bëjë këtë teknologji jo të besueshme gjatë ditës .
Teknologjia e sistemit me kulla është teknologji e veçantë diellore pasi ato kanë mundësi të krijojnë rezerva të energjisë. Ato mund të punojnë kurdo qoftë që konsumatori të kërkoj energji, pra edhe gjatë territ ose gjatë motit të vranët. Kulla punon në principin e fokusimit nga fusha me mija copë pasqyra, në marrës i cili është i vendosur në maje të kullës. Marrësi grumbullon nxehtësinë e diellit në lëngun e ngrohët i cili qarkullon dhe i cili përdoret për prodhimin e avujve për turbinën konvencionale me avull për prodhimin e energjisë elektrike, të vendosur në fund të kullës. Pamja e një centrale termike me kullë diellore si dhe skema e prodhimit të energjisë elektrike me përdorimin e kripës së shkrirë është treguar në fig.
Teknologjitë diellore janë gjithashtu shumë të shtrenjta dhe kërkojnë një sipërfaqe të madhe të tokës për të marr energjinë e diellit në normat të dobishme për t’i plotesuar nevojat e shumë njerëzve . Përkundër të metave përdorimi i energjisë diellore është rritur në rreth 20 për qind në vit gjatë 15 vitëve të fundit , në sajë të rënies së shpejtë të çmimeve dhe në rritjen e efikasitetit . Japonia, Gjermania , dhe Shtetet e Bashkuara janë tregjet kryesore për qelizat diellore .Energjisë diellore është lavdëruar si një burim i pashtershëm karburantit siq është ndotja dhe shpesh zhurma e lirë . Teknologjia është edhe i zhdërvjellët . Për shembull , qelizat diellore gjenerojnë energji për vende larg - si satelitë në orbitën e Tokës.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- National Geographic http://environment.nationalgeographic.com/environment/global-warming/solar-power-profile/
- "Shndërrimi i Energjisë"-Gani Latifi, Prishtinë 1997