Prodhimi i qumështit
Qumështi është prodhim i lëngëshëm i pa tejdukshëm me ngjyrë të bardhë që prodhohet nga gjëndrrat qumshtore të femrave gjitare (tek njerëzit e kafshët). Gjendrrat gjitare janë posaçërisht të specializuara për taitjen e qumështit. Aftësia e prodhimit të qumështit nga ana e femrave gjitare është karakteristika kyçe që i bën të dallohen. Femrat gjitare zakonisht e bëjn prodhimin e qumështit pas lindjes dhe qumështi bëhet ushqimi kryesorë i të voglit. Të ushqyerit e të voglit nga qumështi i gjitarit të llojit të njejtë (njeriu me qumësht njeiu, lopa me umësht lope etj.) ndihmon në mbrojtjen e të voglit nga sëmundje të shumta, duke i shtruar imunitetin. Meshkujt e tëgjitha llojeve të gjitarëve kan gji që janë pjesë kryesore e strukturës trupore të tyre gjiare, por nuk prodhojn qumësht. Komponentët e qumështit të pa përpunuar janë të ndryshme varësisht nga lloji i gjitarit, gjithashtu qumështi ndryshon në përbërje edh brenda llojit varësisht nga raca ose kushtet tjera, por në tëgjitha rastet përmban sasi të konsiderueshme të yndyrës së ngopur, proteinave, kalciumit si dhe vitaminës C. Për fat të keq gjat ngrohjes së qumështit vitamina C shkatërrohet.