Jump to content

Programim

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Programim kompjuterik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Programimi është proces i definimit të një zgjidhjeje të ndonjë problemi të dhënë me ndihmën e kompjute rit duke i dhënë kompjuterit instrukcione të caktuara.

Me këtë bashkësi instrukcionesh që thirret program, kompjutorët mund të udhëzohen si të performojnë aktivitete të ndryshme.

Programi është një sekvencë e hapave algoritmik ( çdo hap algoritmi është një instrukcion elementar) që kanë një radhitje të caktuar.

Për të bërë këtë, duhet përdorur gjuhë programore ku instrukcionet që duhet dhënë kompjutorit në mënyrë të lehtë do të përkthehen dhe interpretohen dhe mandej të egzekutohen nga ana e procesorit kompjuterik. Këto instrukcione elementare janë të kuptueshme për procesorin për shkak se janë të interpretuara në gjuhë maqinerike e cila është e vështirë për ta përdorur dhe kuptuar.Instrukcionet në këtë gjuhë janë shprehur në vargje te 0 dhe 1. Ndërsa, në gjuhën programore instrukcionet janë dhënë në gjuhë të kuptueshme për përdoruesin.

Për shembull, dy urdhëresa kompjuterike duken siç vijon:


         cin>>x>>y;
         cout<<x+y;

Çdo gjuhë programuese përmban programe kompjuterike të ashtuquajtura kompajler të cilët kanë funksion të bëjnë përkthimin e duhur.

A diagram of the operation of a typical multi-language, multi-target compiler.

Ashtu, urdhëresat më lartë do të interpretohen në vargje të 0-ve dhe 1-ve (të ashtuquajtura bitë), si për shembull: 0111100111010101.

Egzistojnë gjuhë programuese të ndryshme ku kryesisht klasifikohen në 3 grupe:

  • gjuhë të nivelit të ulët- gjuhë maqinerike,
  • gjuhë asemblerike, dhe
  • gjuhë të nivelit të lartë - gjuhë programore ndër të cilët më të njohura janë: Pascal, C, C++, Java,Visual Basic, Delphi etj.