Programimi ne internet
Tabelat në XHTML
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rrugë tjetër për formatizimin e të dhënave duke e përdorur XHTML-in është përdorimi i tabelave, të cilat i organizojnë të dhënat në rreshta dhe kolona.
Të gjitha tagjet dhe tekstet që përfshihen brenda tabelës duhet të vendosen brenda tagjeve:
dhe </ TABLE > që paraqesin fillimi dhe fundin e tabelës. TagjetAtributet për tagjet e tabelave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Atributet për tagjet
janë: BORDER – Për kufizimi e tabelave (Vijat e tabelës nuk do të paraqiten në Browers nëse atributi BORDER=”0”). ALIGN – Shkallëzon të dhënat në tabelë dhe në celula (majtas, në qendër dhe djathtas). WIDTH – Cakton gjërsin e tabelave dhe të celulave. CELLPADDING - Krijon një jastëk (mbrojtje) të pikselave ndërmjet të celulav dhe brenda tyre. CELLSPASING - Eliminimin e hapësirave ndërmjet celulave. BGCOLOR - Cakton dukjen e ngjyrës mbrapa të dhënave të tabelës dhe celulave. etj. Ueb Format në XHTML[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për paraqitjen e të dhënave individuale të një personi apo entiteti tjetër në një faqe interneti preferohen Ueb format. Me ndihmën e Ueb formave nga broversi mundësohet: paraqitja, vendosja, fshirja dhe ndryshimi i të dhënave që ndodhen në një Bazë të të dhënave. Të gjitha tagjet dhe të dhënat që përfshihen brenda formës duhet të vendosen brenda tagjeve : <FORM> dhe </ FORM > që paraqesin fillimi dhe fundin e formës. Tagjet < FORM > dhe </ FORM > duhet të vendosen brenda tagjeve <BODY> dhe </BODY>. Tagu <FORM> predoret per krijimin e formave. HTML tagu <FORM> i ka dy atribute: METHOD dhe ACTION. Atributi METHOD duhet t'iu bashkëngjitet njera nga vetit (kërkesat): GET ose POST . GET është kërkesa për dokument, kurse me POST kërkesa dërgon parametra. Atributi ACTION specifikon faqen që do te thirret për e dërgimin e të dhënave. Ja si përdore praktikisht teoria më sipërme: <FORM METHOD = "POST" ACTION = "EmerFajlli.ekstenzioni"> <FORM METHOD = “GET" ACTION = "EmerFajlli.ekstenzioni"> Fushat (kontrollat) në Ueb forma[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fushat në Ueb forma janë: text boxat, listë boxat, check boxat, combo boxat, radio butonat dhe butonat për dërgimin dhe fshirjen të dhënave. Për krijimin e: text boxave, check bxave, radio butonat dhe butonat për dërgimin dhe fshirjen të dhënave, përdoret tagu <INPUT>. Forma e përgjihshme e tagut INPUT është: <INPUT NAME ="emri" TYPE="tipi" VALUE=”vlera” SIZE="madhësia"> Atributet NAME dhe VALUE kanë rëndësi të madhe në kombinimin kontrollave të Ueb iterfejsit me bazat e të dhënave. Mvarësish nga atributit TYPE do të caktohet edhe lloji i Input tagut: TYPE="text" - krijon tekst boks TYPE="password" - krijon password boks TYPE=“radio" - krijon radio boton TYPE=“checkbox" - krijon buton kontrollues TYPE="submit" - krijon buton për dërgimin e të dhënave TYPE="reset" - krijon buton për fshirjen e të dhënave HTML Text-Boxi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Text-Boxi në HTML krijohet me ndihmën e tagut <INPUT>. Në Ueb Format e Ueb faqeve kontrolla Text-Box krijohet me sintaksën e më poshtme: <INPUT TYPE = TEXT NAME = “Komuna” >. Text-Boxi i ka dy atribute : TYPE dhe NAME. Atributi TYPE me vlerën TEXT e definon Text- Boxin, kurse atributi NAME e definon emrin e Text-Boxit. HTML List-Boxi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]List-Boxi krijohet me ndihmën e dy HTML-tagjeve: <SELECT> dhe <OPTION>. Për çdo List-Box bëhet vetëm një hapje dhe një mbyllje e tagut <SELECT> (<SELECT>…..</SELECT>). Brenda hapjes dhe mbylljes së tagut <SELECT> mund të jenë disa <OPTION> tagje. P.sh. Nëse dëshirojmë të krijojmë një List-Box në të cilin do të përfshihen 7-ditët e javës, nevojiten 7- <OPTION> tagje. Këto tagje duhet të vendosen mbrenda tagjeve <SELECT>….</SELECT> si më poshtë: <SELECT NAME = DitëteJavës >
</SELECT> Vetia NAME në tagun <SELECT> në mënyrë unike e identifikon List-Boxin. Vetija VALUE brenda tagjeve <OPTION> identifikon në mënyrë jo-unike çdo vlerë të List-Box-it që e zgjedhim. HTML Check Boxi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Check Box-at mundësojnë zgjedhjen e disa opsioneve njëkohësisht. P.sh. ddëshirojmë të pyesim studentët përmes Web-faqes se cilat gjuhë programuese dëshirojnë ti mësojnë (në këtë rast studentët e kanë mundësin ti zgjedhin disa apo të gjitha gjuhët programuese me ndihmën e Check_Boxave Check Box-at krijohen duke e përdorur tagun <INPUT> me vetin TYPE duke ja bashkangjitur vlerën CHECKBOX. Sepse Check Box-at përdoren si grup relativ i opsioneve, të gjithë Check Box-at relativ duhet të kenë vlera identike për vetin e tyre NAME. Check Box-at në mënyrë unike identifikohen nga vetia e tyre VALUE. Forma e përgjithshme për Check Box-at është si më poshtë: <INPUT TYPE=CHECKBOX NAME=konstante VALUE=variabile> Kur të krijohen Check Box-at duhet që të ia japim të gjithëve të njëjtin emër në vetinë NAME kurse me
vlera të ndryshme në vetin VALUE si më poshtë:
Ju lutem zghidhni gjuhët programuese Për dallim nga Check-Boxat Radio-Botonat nga grupi i opsoneve të ndryshme mundësojnë zgjedhjen e vetëm njërit prej tyre. P.sh. Gjatë një semestri lëndë zgjedhore janë disa por studenti e ka mundësinë ta zgjedh vetnjërit prej tyre, atëherë për eliminimin e gabimeve në këto raste përdoren Radio-Butonat. Radio-Butonat krijohen duke e përdorur tagun <INPUT>, me vetin TYPE që duhet t’i bashkëngjitet e dhëna RADIO, me emër të njëjtë në vetin NAME dhe me vlera të ndryshme në vetin VALUE, si më poshtë: <INPUT TYPE=RADIO NAME=Konstant VALUE=Variabile> . Radio-Butonat lidhës janë një bashkësi e radio-butonave nga të cilët vetëm një radio-buton mund të zgjidhet. p,sh. Si më poshtë: Zgjedhe njërën nga lëndët zgjedhore:
<INPUT TYPE=RADIO NAME=Lënda VALUE= 2 >BDH META Tagu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]METAt j tj ëHTMLt j të META-tagjet janë HTML-tagje cilat mund të përfshin një përshkrim të Web-faqes, të cilat tagje e bëjnë të lehtë gjetjen e faqes dhe indekset me makinën kërkuese. Njerzit e përdorin makinën kërkuese (search engines) për gjetjen e Uebsajteve interesante. HTML elementin kryesorë që bashkëvepron me makinën kërkuese është tagu <META>. Tagu META përfshinë dy atribute: NAME dhe CONTENT. Atributi NAME është një identifikuese i tipit të tagut META që ju jeni duke e përfshirë. Atributi CONTENT kujdeset për informatat e makinën kërkuese që do të jenë katalogje (lista) rreth sajtit të juaj. Demonstrimet e tagut META: <META NAME = ”keywords” CONTENT = “Uebpage, design, HTM, form,……,”> <META NANE = ”description” CONTENT = “Ky Uebsajt do të ju ndihmoj te mësoni themelet e HTML-së dhe dizajnin e Uebfaqeve përmes përdorimit të shembujve interaktiv dhe instruksioneve (mësimdhënie)”> Atributi CONTENT në tagun META me atributin NAME = “keywords” kujdeset për makinën kërkuese me një listë të fjalëve të cilat përshkruajnë aspektet qelës në sajtin tuaj. Këto fjalë janë përdorur që të bashkohen me kërkesat. Tagjet <META> vendosen brenda tagjeve <HEAD> dhe </HEAD> Frejmat dhe Frejmsetat (Frame & Framset)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Programimi në Ueb ka shumë elemente të cilat mund të vendosen në Ueb Faqe. Një prej elementeve është edhe frejmi (Frame). Fremjmat janë një rrugë për vendosjen e më shumë se një Web-faqe në të njëjtën kohë në ekranin e kompjuterit. Frejmi paraqet një komponentë e cila paraqet një kornizë – Ueb faqe në Ueb faqe. Kur një Ueb faqe përmban disa frejma, kjo Ueb faqe quhet Frejmset (Frameset). Secili Frejm paraqet një HTML faqe, të cilat duhet ruajtur për të qenë pjesë e Ueb sajtit. Qëllimi i krijimit të Fremave është që në kuadër të një Ueb faqeje të keni mundësinë e shikimit të një pjese të ndonjë Ueb faqeje tjetër të azhuruar. Brenda Ueb faqes ku ndodhen Fremat , ndaras veproni me Ueb faqen ku ndodhen fremat, e ndaras me Ueb faqen e azhuruar në frejm. Tagu Frejmave është: <FRAME NAME = “emri” SRC = “faqja.html”> Tagu <FRAME> përbëhet prej dy atributeve: NAME dhe SRC. Në çdo FRAME element, atributi SRC jep URL e faqes që do të paraqitet në frejmin e specifikuar. Faqja me frema fillojnë me tagun <FRAMSET> dhe përfundojnë me </FRAMSET>, që i tregon Broversit se faqa përfshinë frema. P.sh. Rezultati i XHTML-sintaksës së më poshtme është paraqitur në slajdin e më poshtëm: <FRAMESET COLS = "110, *">
</FRAMESET> |