Propolisi
Propolis është prodhim i bletëve për të cilin shumë studime kanë vërtetuar se i zhduk bakteriet, këpurdhat, viruset dhe infeksionet poashtu ka veti anestetike, antioksiduese dhe antitumorale, nxit rigjenerimin e indeve dhe e forcon sistemin imunologjik. Është një substsncë smole të cilën vetëm disa prej bletëve punëtore duke filluar nga dita e 21 të e jetës së tyre e mbledhin nga lulet dhe lëvozhgat e druve dhe të bimëve. Propolisin bletët e përdorin për ndërtimin e hyrjes në zgjua mbylljen e plasaritjeve dhe vrimave dhe për sterilizimin e hojeve.
Përdorimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Njerëzit e përdorin si parandalues të sëmundjeve sepse i zbut pasojat dhe parandalon gripin, virozat, ndezjet e fytit dhe gojës kundër paradontozës, aftës etj. Është antibiotik natyral, nxit qarkullimin e gjakut epitelizimin e indeve gjatë djegjes, dhe plagëve sipërfaqësore, gërvishtjeve dhe kundër herpesit.
Përbërja kimike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Propolisi përmban 60 supstanca të ndryshme natyrale të cilat ende nuk janë studjuar me saktësi, përmbajtja: 55% smola, 30% dylli, 10% vajra eterike dhe 5% vitamina E dhe B, hekur, zing, enzime, acide organike ...
Veprimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karakteristikë e propolisit është se bakteriet ndaj tij nuk mund të zhvillojnë rrezistencë nga e cila vuajnë antibiotikët sintetik. Propolisi si antibiotik poashtu nuk ka efekte anësore të dëmshme. Me sukses i lufton edhe viruset e gripit dhe herpesit, Parandolon ndezjet e fytit dhe paradontozën. Rezultate të mira jep edhe gjatë shërimit të infeksioneve, djegjeve, plagëve të hapura dhe ndezjeve në traktin digjestiv. Me përdorim të rregullt e rrit imunitetin e organizmit.
Vetitë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndikimi antioksidues
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Veti Shkaterruese te qelizave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ruajtja dhe grumbullimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ruhet dhe grumbullohet në vende të errëta ku nuk depërton drita e diellit dhe në temperatura jo më të larta se 20 gradë C.