Protestat kundër rritjes së çmimit të naftës dhe kostove të jetesës në 2022

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Protestat kundër rritjes së çmimit të naftës dhe rritjes së çmimeve në Shqipëri janë një sërë protestash [1] në rrugë dhe demostratatash të mbajtura nga qytetarë në disa prej qyteteve të Republikës së Shqipërisë. Protesta e parë ndodhi në 9 mars 2022 para godinës së Kryeministrisë.

Protestat në Shqipëri kundër rritjes së çmimeve

Arsyet e protestave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arsyeja kryesore e protestave ka qenë rritja e menjëhershme e cmimit të naftës në Shqipëri.[2] Protestat në Shqipëri filluan në datën 9 Mars 2022, kur çmimi i karburanteve u rrit me më shumë se 40 përqind dhe qeveria deklaroi se tregjet europiane dhe ato ndërkombëtare të karburanteve kanë pësuar luhatje nga lufta në Ukrainë.

Dita e parë e protestës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ditët në vijim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Protestat vazhduan edhe pse forcat policore të shtetit nderhyjnë për të shpërndarë protestuesit. Qytetarët paralajmëruan që do të qëndronin rezistent 24 orë kur policia ndërhyri për të ndarë kordonët e protestuesve. [3]

Momente nga një nga ditët e protestave

Reagimet e qeverisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga protesta e zhvilluar në datën 11 Mars 2022 në të gjithë vendin, janë proceduar penalisht të paktën 84 persona, 6 janë arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. [4]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]