Jump to content

Publikimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Publikimi apo shpalosja publike është prezantimi i një krijimi apo kopje të krijimit të një autori, apo prezantimi i mendimit personal jashtë rrethit familjar.

Publikimet konsiderohen librat si dhe librat me disk gramafoni, me kasetë audiovizuale, me hartë gjeografike e shtojca të ngjashme (publikimet multimediale), broshurat, separatët, revistat, gazetat, riprodhimet artistike, veprat muzikore të shkruara në partitura, hartat gjeografike, atlaset, globuset e të gjitha llojeve, planet urbanistike, pllakatat, katalogët, programet, kartolinat dhe fotografitë e shtypura, diapozitivat etj. si dhe pjesët e tyre përbërëse apo shoqëruese të riprodhuara në mënyrë grafike, disqet e gramafonit dhe kompakt disqet, kasetat audio dhe vizuale të regjistruara, disketat kompjuterike të regjistruara dhe veprat e tjera që riprodhohen me shtypshkrim ose në një mënyrë tjetër të ngjashme[1].

Përkufizimi i termit publikim apo shfaqje publike me qëllime ekonomike të materialeve krijuese apo kopjeve të tyre në shumë vende të botës është i përkufizuar me ligj. Kështu për shembull në ligjin për kinematografi të Republikës së Shqipërisë shfaqja publike apo publikimi përkufizohet në nenin e dytë në të cilin thuhet që "Shfaqje publike është projektimi i kopjeve në të gjitha teknikat e mundshme nëpërmjet aparaturave në çfarëdo vendi, para një grupi njerëzish të pranishëm, jo në mjedis familjar"[2].

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ LIGJI PËR VEPRIMTARINË BOTUESE DHE LIBRIN Në amëzën assembly-kosova.org Arkivuar 29 shtator 2007 tek Wayback Machine
  2. ^ QKK-Ligji për kinematografi, neni 2 Arkivuar 30 qershor 2008 tek Wayback Machine, në internet prill 2007