Jump to content

Puna fizike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sendet e prekshme,me pak te qendrueshme jane ato qe nevojiten per vete procesin jetesor.Konsumi i tyre zor qe mbijeton me shume se akti i prodhimit te tyre;po te perdorim fjalet e Locke-ut,te gjita "gjerat e mira"qe jane"vertet te dobishme per jeten",per"nevojen e ruajtjes se jetes"jane "zakonisht sende qe prishen shpejt,domethene qe,po te mos i perdoresh per konsum,prishen e shkaterrohen vetiu. Mbas nje qendrimi te shkurter ne bote,ato rikthen ne procesin e natyrshem permes te cilit u krijuan,cka ndosh ose nepermjet kalbezimit;ne trajten e tyre te bere nga njeriu,nepermjet se ciles moren vendin e tyre kalimtar ne boten e gjerave te bera nga njeriu,ato zhduken me shpejt se cdo pjese tjeter e botes.Persa i perket mondanizmit te tyre ato jane me pak mondanet por, ne te njejten kohe,edhe me te natyrdhmet nga te gjitha gjerat.Megjithese te bera nga njeriu ato vijne e shkojne,prodhohen e konsumohen,jane ne pajtim me levizjen ciklike gjithnje ne qarkullim te natyres.Edhe levizja e organizmave te gjalle eshte ciklike,pa perjashtuar as trupin e njeriut,persa kohe qe ai eshte ne gjendje ti qendroje procesit qe pershkon qenien e tij dhe e ben ate te gjalle.Jeta eshte proces qe,kudo ku gjendet,konsumon qendrueshmerine,e bren dhe e zhduk,derisa me ne fund lenda e vdekur,qe eshte rezultat i proceseve jetesore te vogla,te vecuara dhe ciklike,rikthehen ne rrethin gjigantesk gjitheperfshires te vete natyres,ku nuk ekziston as fillim e as fund dhe ku te gjitha gjerat natyrore lekunden ne nje perseritje te pandryshueshme dhe te pavdekshme. Natyra dhe levizja ciklike,-ne te cilen natyra i detyron te gjitha gjerat e gjalla te hyjne,-nuk njojin as lindje dhe as vdekje ne kuptimin qe kemi ne per to.Lindja dhe vdekja e qenieve njerezore nuk jane dukuri natyrore te thjeshta,por lidhen me nje bote ne te cilen shfaqen e largohen prej saj individe te vecante,qe jane entitete unike,te pashkembyshme dhe te paperseritshme.Lindja dhe vdekja presupozojme nje bote qe nuk eshte ne levizje te perhershme,por qendrueshmeria dhe jetegjatesia relative e se ciles bejne te mundur shfaqjen dhe zhdukjen,nje bote qe ka ekzistuar qysh perpara se te shfaqej ne te cilindo individ dhe qe do te mbijetoje pertej largimit te tij eventual.Pa nje bote ne te cilen njerezit lindin e vdesin nuk do te kishte gje tjeter vecse nje rikthim perjetesisht te pandryshueshem,nje amshim te pavdekshem te species njerezore dhe te specieve te tjera shtazore.Nje filozofi e jetes qe nuk arrin te afirmoje"rikthimin e perjetshem"(ewige Wiederkehr)si parimin me te larte te te gjithe qenies,sic beri Nietzche-ja,thjesht rreh uje ne havan. Megjithate,fjala"jete"ka nje kuptim krejt te ndryshem ne qofte se lidhet me boten dhe perdoret per te treguar intervalin kohor midis lindjes dhe vdekjes.E kufizuar nga nje fillim dhe nje fund,domethene nga dy ngjarjet me te eperme te shfaqjes ne bote dhe te zhdukjes prej saj,ajo ndjek nje vije mirefilli lineare,vete levizja e se ciles e merr forcen nga motori i jetes biologjike qe njeriu e ka te perbashket me te gjitha qeniet e gjalla dhe qe ruan pergjithnje levizjen ciklike te natyres.Karakteristika kryesore e kesaj jete specifikisht njerezore,shfaqja dhe zhdukja e se ciles perbejne ngjarje mondane,eshte qenia e saj gjithnje e mbushur me ngjarje te tekefundit mund te tregohen si nje rrefim apo mund te formojne nje jete shkrim;dhe pikerisht per kete jete,bios-in,ne dallim nga zoe-ja,Aristoteli ka htene se"eshte deri-diku nje lloj praxis-i"Sepse te vepruarit dhe te folurit qe,sic e pame me larte,kane thuajse te njejten natyre perfundimtar i te cilave do te jete gjithnje nje histori qe mund te tregohet me mjaft koherence,pavaresisht se sa te rastesishme apo te paparishikueshme mund te duken ngjarjet e vecanta dhe shkaku i tyre.