Qëndresa e popullit shqiptar kundër sundimit osman nga shek. XVI deri në fillim të shek. XVIII

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qëndresa e popullit shqiptar kundër sundimit osman nga shek. XVI deri në fillim të shek. XVIII Gjinia: Histori. Përgatitur nga Selami Pulaha. Shtëpia botuese: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë. Viti i botimit 1978. Faqet e librit 704.

Periudha nga shekulli XVI deri në fillim të shek. XVIII shënon një etapë të re me kushte historike shumë të vështira për popullin shqiptar. Pushtimi osman, që arriti të vendosej në shumicën e tokave shqiptare në vitin 1479, e çoi vendin në një gjendje të mjerueshme.

Shoqëria shqiptare kishte humbur një pjesë të konsiderueshme të forcave të gjalla njerëzore dhe ishte zhveshur deri diku nga shtresat e zejtarëve, tregtarëve dhe të inteligjencës. Pushtimi, me pasojat e veta negative, goditi rëndë forcat prodhuese dhe ndërpreu procesin e zhvillimit organik e të pavarur ekonomik, politik e shoqëror, duke e hedhur vendin disa shekuj pas në një shkallë zhvillimi të kapërcyer me kohë.

Kjo periudhë është pasqyruar në këtë vepër përmes dokumentave osmane, në shqip dhe në origjinalin e tyre arabisht.