Qazim Shemaj
Appearance
Qazim Shemaj ka lindur në Qesarat të Tepelenës më 1950. Ka kryer institutin e lartë pedagogjik "Eqrem Çabej" në Gjirokastër, dega gjuhë-letërsi. Gjatë vitit shkollor 1985 - 1986 mbaroi kursin njëvjeçar pasuniversitar për kritikë letrare. Që nga viti 1986 e në vijim ka punuar në shtypin letrar si redaktor e kryeredaktor në revistën satirike "Hosteni" dhe në gazetat letrare: "Mjellma' "Drita"dhe "Temp". Ndërkohë gjatë vitit shkollor 1990 -1991 dha leksionet e Folklorit shqiptar si pedagog i jashtëm në universitetin "E.Çabej". Ndarë nga jeta në prill 2017.
Botime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gjuha shqipe 9 : për klasën e 9-të të shkollës 9-vjeçare. (bashkautor)- 2009
- Gjuhë shqipe 9 : (libri i mësuesit) : për klasën e 9-të të shkollës 9-vjeçare. (bashkautor)- 2010
- Fjalët kanë shpirt : ese, kritika, portrete dhe mendime kritike mbi autorin - 2011
- Lirika të zgjedhura : poezi - 2012