Qemal Murati
Pamja
Qemal Murati ka lindur më 6 gusht 1955 ne Tuhin te Kerçoves. Shkollen fillore e kreu ne vendlindje ,gjimnazin ne Prishtine ,fakultetin filozofik dega gjuhe dhe letersi shqipe ne Prishtine me 1979.Magjistroi ne tetor 1983 me temen "Ndikimet rreciproke ne mes te shqipes dhe maqedonishtes.Doktoroi ne dhjetor 1989 me temen"Sllavizmat ne te folmen shqipe te Maqedonise"Specializoi ne Paris .Ka te botuara mbi 400 njesi bibliografike dhe mbi 20 vepra.Gjuhëtar shqiptar, doktor i shkencave filologjike.
Botime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Elementet e shqipes në gjuhët sllave jugore, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1990.
- Konservacione dhe inovacione gjuhësore në fushë të shqipes, Shkup, 1991.
- Dëshmime onomastike për autoktoninë e shqiptarëve në trojet etnike të tyre në Maqedoni, Fan Noli, Tiranë, 1993.
- Probleme të gjuhës së sotme dhe historike të shqipes, Shkup, 1994.
- Kërçova në traditat e saj të vjetra, Shkup, 1996.
- Drejtpërdorimi i shqipes dhe kultura gjuhësore, Shkup, 1996.
- Fjalor i shqipes truallsore të Maqedonisë, Tetovë, 1998.
- Shqiptarët dhe Ballkani ilirik në dritën e emrave të vendeve dhe të familjeve, Tetovë, 1999.
- Gramatika e gabimeve – Kulla babilonike dhe përzierja e shqipes, Tetovë, 2000.
- Këngë të moçme kërçovare, Tetovë, 2000.
- Lirika gjylvetare e grave, Tetovë, 2001.
- Kokrra urtësie për gjuhën, Tetovë, 2001.
- Fjalor i fjalëve të rralla të përdorura në viset shqiptare të Maqedonisë, Logos-A, Shkup, 2003.
- Fjalor idiomatik shqip-maqedonisht, Çabej, Tetovë, 2003.
- Fjalor i sllavizmave në të folmet shqiptare të Maqedonisë, Albas, 2004.
- Standardi gjuhësor dhe kultura e shprehjes, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2004.
- Trajtesa albanologjike, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2005.
- Bashkëmarrëdhëniet gjuhësore shqiptare-maqedonase, Universiteti Shtetëror i Tetovës, 2007.
- Fjalor toponomastik i tërthoreve shqiptare të Maqedonisë, Universiteti Shtetëror i Tetovës, 2008.
- Gjuha e medieve – Fjalor i gabimeve gjuhësore, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2008.
- Kërçova – Hulumtime linguistike, etnografike dhe folklorike, Shkup, 2008.
- Për shqipen standarde – përmasa komunikuese dhe kombëtare, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2009.
- Manual i thënieve për gjuhën, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2011.
- Hetime e vjelje për gjuhën shqipe, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2012.
- Fjalor i gabimeve gjuhësore – Këshilla për t’u shprehur saktë dhe bukur, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, 2013.
- Gjuha shqipe në komunikimet publike – Ligjërimi mes zyrtares/ jozyrtares dhe sendërgjí për përmbysje standardi e kthim dialekti, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2013.
- Probleme aktuale të gjuhës së sotme shqipe, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, 2014.