Qendra për zhvillim të qëndrueshem të komumnitetit (CSCD) Dibër
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Qendra për Zhvillimit të qëndrueshëm të Komunitetit (CSCD) është organizatë jofitimprurëse qytetare e pavarur që punon për të përmbushur misionin e tij: Zhvillimi rajonal të qëndrueshëm nëpërmjet mobilizimit të komunitetit për përdorimin të qëndrueshëm të resurseve lokale dhe inkurajim drejt integrimit evropian. CSCD ka objektivat e mëposhtme strategjike: • Forcimi i kapaciteteve të shoqërisë civile • Nxitja e bashkëpunimit ndër-kufitar • Promovimi i burimeve lokale për zhvillim të qëndrueshëm
CSCD[lidhje e vdekur] punon në sferat programore të mëposhtme: • Zhvillimi Lokal dhe qeverisje të mirë • Mjedisi • Të drejtat e njeriut dhe të rinjve Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Bashkësisë Dibër
Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm Dibër është një shoqatë e qytetarëve me mision veprimi: Zhvillimi rajonal nëpërmjet mobilizimit të bashkësisë për shfrytëzim të qëndrueshëm të resurseve lokale dhe mbështetje në proceset eurointegruese.
Përfshirja e Programit të QZHQB Dibër është orientuar drejt: decentralizimit, marrëdhënieve ndëretnike, administrimit të mirë, lobimit dhe përfaqësimit, transparencës dhe llogaridhënies dhe të drejtat e pakicave.
Programi Vjetor i Punës po zbatohet duke u mbështetur mbi qëllimet tanimë të skicuara:
· Sigurimi i përkrahjes logjistike për OJQ-të dhe iniciativat qytetare (qasje në internet, hapësirë, pajisje, bibliotekë për huazim të literaturës, telefon, fotokopjues, etj.) · Organizimi i trajnimeve për rrjetëzim dhe partneritet për VL-në dhe OJQ-të · Organizimi i trajnimeve për aplikim për fondet evropiane për OJQ dhe vetëqeverisje lokale · Funksionimi i klubeve debatore të të rinjve dhe iniciativa lokale të të rinjve · Shënimi i Ditës së Evropës (tribunë, turnire me futboll të vogël) · Organizimi i tribunës për “Shfrytëzimin e Fondeve Evropiane nga ana e Komunave” · Monitorimi i komunave Dibër për shpenzim të buxhetit komunal · Mbajtja e 4 tribunave për mundësinë e qytetarëve për pjesëmarrje në proceset e vendimsjelljes në nivelin lokal · Monitorimi i bashkëpunimit multietnik dhe përfaqësimi në institucionet lokale – EU Info Pika · Organizimi i Punëtorisë “Bashkëpunimi Tejkufitar – Mundësia për Grumbullim të Fondeve Evropiane” · Krijimi i rrjetit të OJQ-ve dhe komunave të interesuara nga R. e Maqedonisë dhe R. e Shqipërisë për bashkëpunim tejkufitar, në planin ekonomik, kulturor dhe ekologjik · Këndi informativ turistik · Fushata për promovimin e kapaciteteve turistike · Rregullimi i bregut të Liqenit të Dibrës · Hapja e sezonit turistik Dibër 2010.
Grupi qëllimor i kësaj shoqate janë: OJQ, Njësitë e vetëqeverisjes lokale të Dibrës, Qendra Zhupa dhe komuna Mavrovë-Rostushë, mediat, bizneset lokale dhe institucionet lokale, të rinj, agjenci turistike.
Vlera e Programit Vjetor të Qendrës për Zhvillim të Qëndrueshëm të Bashkësisë Dibër arrin 2.439.000 MKD, ndërsa mbështetja në kuadër të CIVICA Mobilitas arrin gjithsej 1.207.000 MKD.
Për më tepër informacione rreth Qendrës për Zhvillim të Qëndrueshëm të Bashkësisë Dibër, vizitoni: www.cscd.org.mk