Qeveria e Kinës
Republika Popullore e Kinës është vendi i socializmit me diktaturën demokratike të Popullit, i udhëhequr nga klasa punëtore dhe i bazuar në lidhjen punëtore e fshatare. Sistemi i socializmit është sistemi themelor i Republikës Popullore të Kinës.
Këshilli i Shtetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Këshilli i shtetit, dmth, qeveria qendrore popullore, është organi suprem administrativ i shtetit. Ai zbaton ligjet e hartuara dhe rezolutat e aprovuara nga Asambleja Kombëtare Popullore dhe komitetit të saj të përhershëm. Ai mban përgjegjesi për Asamblenë Kombëtare Popullore dhe komitetin e saj të përhershëm dhe u raporton atyre punën e tij. Këshilli i Shtetit ka të drejtën që brenda kompetencave të tij të përcaktojë masat administrative, të hartojë rregullat ligjore administrative dhe të publikojë rezoluta e qarkore. Këshilli i Shtetit përbëhet nga kryeministri, zv-kryeministri, anëtarë të Këshillit të Shtetit, ministra, kryetarë të komisioneve, revizori i përgjithshëm dhe sekretari i përgjithshëm.
Kryeministri aktual është Wen Jiabao.
Aktualisht Këshilli i Shtetit të Kinës përbëhet nga 28 sektorë, si Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, Komisioni Shtetëror i Zhvillimit dhe i Reformës, Ministria e Arsimit, Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë, Komisioni i Shkencës, Teknologjisë dhe Industrisë për Mbrojtjen Kombëtare, Komisioni Shtetëror i Punëve të Kombësive, Ministria e Sigurimit Publik, Ministria e Sigurimit Shtetëror, Ministria e Kontrollit, Ministria e Punëve Civile, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Ministria e Personelit, Ministria e Punës dhe Garancisë Shoqërore, Ministria e Hekurrudhës, Ministria e Komunikacionit, Ministria e Tokave dhe e Burimeve, Ministria e Ndërtimit, Ministria e Industrisë së Informacionit, Ministria e Burimeve Ujore, Ministria e Kulturës, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Tregtisë, Komisioni Shtetëror i Popullsisë dhe i Planifikimit Familiar, Banka e Popullit Kinez dhe Administrata e Revizionit.
Ministria e Punëve të Jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ministria e Punëve të Jashtme është sektori pranë Këshillit të Shtetit për zbatimin e politikave të jashtme të shtetit dhe për aministrimin e punëve të përditshme diplomatike. Detyrat kryesore të Ministrisë së Punëve të Jashtme janë që në emër të shtetit dhe të qeverisë të administrojë punët e jashtme, duke përfshirë: publikimin e politikave dhe vendimeve të jashtme të shtetit, publikimin e dokumenteve e deklaratave diplomatike, zhvillimin e bisedimeve diplomatike dhe paraqitjen e përçapjes diplomatike, nënshkrimin e dokumenteve diplomatike, si të konventave, traktateve, etj., pjesëmarrjen në konferencë ndërkombëtare, si atë të OKB-së dhe midis qeverive dhe në aktivitete të organizatave ndërkombëtare, krijimin e ambasadave, konsullatave dhe përfaqësive përkatëse në vende të tjera, administrimin e personave të akredituar në vende të tjera, drejtimin, organizimin dhe koordinimin e veprimeve të jashtme të zyrave të punëve të jashtme të sektorëve të Këshillit të Shtetit dhe të provincave, rajoneve autonome dhe të qyteteve të varura direkt nga qendra, përgatitjen e administrimin e kuadrove diplomatike. Ministri i Jashtëm aktual është Li Xhaoxing.
Komisioni Shtetëror i Zhvillimit dhe i Reformës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Detyrat kryesore të Komisionit Shtetëror të Zhvillimit dhe të Reformës përfshijnë: përpilimin, organizimin e zbatimin e strategjisë, planifikimeve afatgjate dhe afatmesme të planit vjetor të ekonomisë kombëtare dhe të zhillimit shoqëror, kërkimin dhe analizimin e situatës ekonomike brenda e jashtë vendit, duke bërë parashikime e parandalime për makroekonominë, studimin e problemeve të rëndësishme lidhura me sigurimin ekonomik të shtetit, duke paraqitur propozime për politikën e kontrollit makroekonomik dhe duke koordinuar zhvillimin ekonomik e shoqëror, planikimin e objekteve të rëndësishme dhe strukturën e forcave prodhuese, planifikimin e përdorimit të fondeve financiare të ndërtimit, drejtimin e kontrollimin e përdorimit të kredive të huaja, drejtimin e kontrollimin e përdorimit të kredive politike, orientimin e kapitaleve popullore për investimet e kapitaleve fikse, kërkimin e paraqitjen objektivit dhe politikës për shfrytëzimin e investimeve të huaja dhe për investimet në vende të tjera, vendosjen e objekteve të ndërtimit me rëndësi të madhe brenda e jashtë vendit, projektimin e hartimin e rregulloreve ligjore dhe rregullave administrative për ekonominë kombëtare, zhvillimin shoqëror, reformën e sistemit ekonomik, hapjen ndaj botës, etj., pjesëmarrjen në hartimin e zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve ligjore administrative përkatëse, etj. Ma Kai është kryetari aktual i Komisionit Shtetëror të Zhvillimit dhe Reformës.
Ministria e Tregtisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ministria e Tregtisë u formua zyrtarisht në mars të vitit 2003. Detyrat e saj kryesore janë: hartimi i strategjisë së zhvillimit, kurseve dhe politikave të tregtisë së brendshme dhe të jashtme dhe të bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar, projektimi i ligjeve e rregulloreve ligjore të tregtisë së brendshme dhe të jashtme, të bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar dhe të investimeve të huaja, hartimi i planit të zhvillimit të tregtisë së brendshme, kërkimi dhe paraqitja e propozimeve për reformën e sistemit të qarkullimit, përgatitja dhe zhvillimi i tregut qytetar dhe fshatar, kërkimi e hartimi i politikave për rregullimin e funksionimit të tregut dhe të strukturës së qarkullimit, për goditjen e monopolizimit të tregut dhe të bllokimit lokal, krijimi e sistemit të tregut të përsosur, të bashkuar, të hapur, me konkurrencë dhe rend, kontrolli dhe analizimi i funksionimit të tregut dhe gjendjen e ofert-kërkesës së mallrave, organizimi e zbatimi i rregullimit e kontrollit të mallrave kryesore komsumatore në treg dhe i sistemit administrativ të qarkullimit të materialeve të rëndësishme të prodhimit, kërkimi e hartimi i metodave administrative dhe të listave të mallrave të importit dhe të eksportit, organizatimi e zbatimi i planit të kuotave të importit dhe të eksportit, përcaktimi i kuotave, lëshimi i leçensave, hartimi dhe zbatimi i politikës së tenderit të mallrave të importit dhe të eksportit, organizimi e koordinimi i antidumpungut, antisubvencionit, i masave grantuese dhe të punëve të tjera lidhura me tregtinë e drejtë të importit dhe të eksportit, krijimi i sistemit të paralajmërimit për tregtinë e drejtë të import-eksportit, organizimi i hetimeve për dëmet e industrive, orientimi dhe koordinimi i zgjidhjeve të veprimeve të vendeve të tjera kundrejt mallrave kineze, si antidumpingut, antisubvensioneve, masave garantuese si dhe punëve të tjera përkatëse. Ministri aktual i tregtisë është Bo Xilai.