Queenie Vassar
Queenie Vassar (lindur më 28 tetor 1870 – 11 shtator 1960) ishte një aktore skoceze për filma dhe shfaqje teatrale.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Queenie Vassar lindi me emrin Cecilia McMahon në Glasgo. Ajo ka nisur të performojë që në një moshë të vogël, dhe më vonë u zhvendos në SHBA kur ishte vetëm 13 vjeçare me sipërmarrësin Tony Pastor. [1]
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vasar ka marrë pjesë në performanca të ndryshme në skenën e Broadway duke përfshirë The passing Show (1894), Sister Mary (1900), Belle of Bridgeport (1900), The Ladies Paradise (1901), The Toreador (1902), The Slim Princess (1911), The Lady of the Slipper (1912-1913). Fotoja e Vassar u përdor për arsye komerçiale në kuti cigaresh dhe karamelesh si dhe në reklama të tjera. Ajo ka pretenduar se ka qenë aktorja e parë që ka pedaluar në skenën e Broadway.[2] Vassar edhe pse doli në pension në 1939,[3] ajo arriti të fitojë rolin e gruas së madhe në moshë në tre filma gjatë viteve 40: Primrose Path (1940), Lady in Jam (1942), None but the Lonely Heart (1944). Performanca e saj në rolin e gjyshes së Ginger Roger në filmin Primrose Path konsiderohet nga shumë studiues të filmit si “një prej performancave më origjinale që ndonjë aktore ka dhuruar për audiencën”.[4]
Jeta Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Queenie Vassar u martua tre herë. Në fillim lidhi kurorën me komedianin Harry A. Kernell në 1887, kur ajo ishte 17 vjeçe, në 1893 ajo u kthye në vejushë, me dy djem të vegjël, Harry dhe William. Ajo u martua sërish në 1893, me William Lynch; ata patën një vajzë së bashku dhe u divorcuan në 1900. Martesa e saj e tretë dhe më e gjata njëkohësisht ishte ajo me Joseph Cawthorn, një bashkëkoleg. Martesa e saj e tretë nisi në 1902. Ajo mbeti vejush sërish derisa vdiq në 1960, në moshën 89 vjeçare.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Former Stage Star, Queenie Vassar, 89, Dies" Los Angeles Times (September 13, 1960): B3. via Newspapers.comStampa:Open access
- ^ Frederick C. Othman, "Miss Vassar's Legs were First Used in Ads"[lidhje e vdekur] Milwaukee Journal (December 6, 1939): 21.
- ^ "Toast of 1890s is Acting Again" Detroit Free Press (November 28, 1939): 7. via Newspapers.comStampa:Open access
- ^ Axel Nissen, Mothers, Mammies and Old Maids: Twenty-Five Character Actresses of Golden Age Hollywood (McFarland 2012): 185-186. ISBN 9780786490455