Qyteti i Diellit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Qyteti i diellit (Italisht: La città del Sole; Latinisht: Civitas Solis) është një vepër filozofike nga filozofi italiano-dominikan Tomaso Kampanella. Është një vepër e rëndësishme utopike. Kjo vepër është shkruar në Gjuhën Italiane në vitin 1602, menjëherë pas burgimit të Kampanellës për herezi dhe rebelim. Një version latin është shkruar në vitin 16131614 dhe u botua në Frankfurt në vitin 1623.

Analizë[redakto | redakto tekstin burimor]

Qyteti i diellit paraqitet si dialog në mes të "një mjeshtri të kalorësve të Urdhrit spitalor” dhe një “Kapiteni detar nga Gjenova". I inspiruar nga Republika e Platos dhe përshkrimi i Atlantisit në (veprën) Timeus, kjo vepër përshkruan shoqërinë teokratike ku të mirat, femrat dhe fëmijët janë mbajtur të përbashkët. Po ashtu i përngjan Qytetit të “Adocentyn” në veprën Pikatriks, një libër në Arabishte me magji astrologjike. Në pjesën e fundit të veprës, “Campanella” profetizon — në gjuhën e fshehtë të astrologjisë — që mbretërit Spanjoll, në aleancë me Papën, janë të destinuar të jenë instrumente të Planit Hyjnore: Fitorja e Besimit të Vërtetë dhe përhapja e tij në gjithë botën. Megjithëse, dikush mund të thotë që “Campanella” ishte thjesht duke menduar për pushtimin e “Botës së re”, duket që kjo profeci duhet të interpretohet në dritën e një vepre të shkruar pak para Qytetit të Diellit, Monarkia në Spanjë, në të cilën “Campanella” ekspozon vizionin e tij të një qeverie botërore paqësore të unifikuar e qeverisur nga një monarki teokratike.

Përmbajtja[redakto | redakto tekstin burimor]

I ruajtur dhe i mbrojtur nga shtatë rrethe të mureve, të ndërtuara prej pallateve që shërbejnë si vendbanime për qytetarët, qyteti është i vendosur në një vend me një klimë ideale, të favorshme për shëndetin fizik, dhe në shpatin e një kodre, sepse ajri atje është i lehtë dhe i pastër. Një nga aspektet më të rëndësishme të këtij komuniteti është shpërndarja e punës. Edhe një herë Kampanella hyn në një polemikë eksplicite me Aristotelin, i cili kishte përjashtuar zejtarët, fshatarët dhe ata që merren me punë krahu nga kategoria e qytetarisë së plotë dhe nga nivelet më të larta të virtyteve. Në qytetin e Diellit asnjë profesion nuk është i turpshëm ose i pavlerë (i ulët), dhe të gjithë janë të barabarta në dinjitet - në fakt, ata punëtorë të cilët janë të detyruar të përpiqen më shumë madhe, si zejtarët dhe ndërtuesit, marrin më shumë lëvdata. Secili duhet të jenë i njohur me të gjitha llojet e punës, e pastaj çdo person praktikon (punon) atë për të cilën ai tregon aftësi më të mëdha. Ata nuk kanë shërbëtorë, dhe asnjë shërbim nuk konsiderohet si i pavlerë. E vetmja gjë që ata e konsiderojnë të neveritshme është përtacia, dhe në këtë mënyrë ata arrijnë të privilegjojnë dinjitetit e punës dhe për të ndryshuar (përmbysur) një koncept absurd të fisnikërisë së ndërlidhur me pasivitetit, dhe anasjelltas. Në sajë të ndarjes së barabartë të punës, është e mjaftueshme për çdo person të kaloj vetëm katër orë në ditë duke punuar, por është e domosdoshme që ata të gjithë punojnë, sepse përtacia e njërit do të kishte pasoja mbi fitimin dhe përpjekjet e të tjerëve. Qytetarët nuk zotërojnë asgjë, në vend të kësaj, çdo gjë është e përbashkët, nga ushqimi deri tek shtëpitë, nga përvetësimi i diturisë deri tek ushtrimi i veprimtarive, nga nderimet e deri tek zbavitjet, nga gratë e deri tek fëmijët. Ka "zyrtarë" të ngarkuar me shpërndarjen e çdo gjëje, të cilët kontrollojnë dhe sigurohen që kjo ndodh me drejtësi, por askush nuk mund të cakoj diçka për veten e tij. Sipas tyre, posedimi i një shtëpie ose një familje e përforcon "dashurinë-ndaj-vetës", me të gjitha pasojat e tmerrshme që kjo krijon. Ata jetojnë "si filozofë të përbashkët", sepse ata janë të vetëdijshëm për ndikimin negativ, jo vetëm në zhvillimin social por edhe në planin moral, të shpërndarjes jo të barabartë të mallrave. Një nga aspektet më spektakulare dhe imagjinative të qytetit të Diellit, që menjëherë goditi lexuesit e saj, janë muret e pikturuara të qytetit. Përveç rrethimit (përkufizimit) dhe mbrojtjes së qytetit, muret janë edhe perde e një teatri të jashtëzakonshëm dhe faqet e një enciklopedie ilustruar të dijes. Muret e pallateve janë pikturuar me imazhet e të gjitha arteve dhe shkencave. Duke filluar nga mur që mban shtyllat e tempullit dhe gradualisht duke zbritur në qarqe të mëdha, duke ndjekur rendin e planeteve prej Merkurit deri te Saturni, ne hasim ilustrime të qiejve dhe yjeve, figurave matematikore, të çdo vendi në tokë dhe të gjitha mrekullitë dhe sekretet e botëve minerale, bimore dhe shtazore, derisa të arrijmë tek njerëzimi: në murin e brendshëm të rrethit të gjashtë, paraqiten artet mekanike dhe shpikësit e tyre. Kampanella ishte i interesuar shumë në të gjitha zbulimet e zgjuara, dhe në qytetin e Diellit ai paraqet shumë shembuj të shpikjeve kurioze, të tilla si anije në gjendje për të lundruar, pa erë dhe pa vela, yzengji që e bëjnë të mundur për të drejtuar një kalë duke përdorur vetëm këmbët, e duke lënë duart lira. Në murin e jashtëm janë të paraqitur ligjvënësit; Dhe është këtu "në një vend të madh nderi", por së bashku me Moisiun, Osiris, Jupiter, Merkurin dhe Muhamedin – ku marinari Gjenuez e njeh Krishtin dhe dymbëdhjetë apostujt. Dituria nuk është e mbyllur në libra (që) të mbahet në vende të ndara siç janë bibliotekat, por është e hapur, e shfaqur para syve të të gjithëve. Vizualizimi në këtë mënyrë promovon një formë të shpejtë, të lehtë dhe më efikase të të mësuarit, në atë që është e lidhur me artin e kujtesës, e cila nënvizon fuqinë ndjellëse dhe emotive të imazheve. Prej një moshe të re fëmijët vrapojnë rreth këtij teatri të diturisë, të udhëhequr si duhet dhe duke ndjekur itineraret korrekte, ashtu që ata të mësojnë në gëzim, sikur duke luajtur një lojë, pa përpjekje apo dhimbje.

Përveç bashkimit të të mirave dhe mureve të pikturuara, një tjetër tipar karakteristik i Qytetit të Diellit, ai që është më e vështirë dhe turbullues dhe që vetë Campanella e përshkruan si "të vështirë dhe të rëndë", është bashkësia e grave. Kjo është zgjidhja e miratuar nga ana e qytetarëve për problemin e brezit. Duke përsëritur mësimet e filozofit pitagorian Lukanus Ocellus, “Campanella” thotë se ata janë të habitur se njerëzit janë të preokupuar me shtimin (shumimin) e kuajve dhe qenve, duke lënë anash të tyret. Veprimi i brezit të sjell një përgjegjësi të madhe pjesës së prindërve, dhe nëse ajo është ushtruar në mënyrë të gabuar, ai mund të shkaktojë një zinxhir të gjatë të vuajtjeve. Për më tepër, ka një lidhje të ngushtë në mes natyrës apo karakterit të një personi, që është e lindur dhe jo e ndryshueshme më pas, dhe virtytit moral, i cili ka nevojë për një terren të përshtatshëm në mënyrë që të zërë rrënjë dhe të lulëzoj. Prandaj gjenerata duhet të respektojnë normat precize dhe të mos mbështetet në dorë të fatit dhe as për ndjenjat individuale. Qytetarët bëjnë dallimin në mes të dashurisë dhe seksit. Pëlqimi në mes burrave dhe grave, që është më shumë i bazuar në miqësi dhe respekt se sa në tërheqje seksuale, shprehët me veprime që janë larg nga seksualiteti, të tilla si shkëmbimet e dhuratave, biseda, dhe vallëzimi. Gjenerata seksuale, në anën tjetër, duhet t'i përmbahen rregullave strikte në lidhje me cilësitë fizike dhe morale të prindërve dhe zgjedhjen e një kohë të përshtatshëm për konceptimin,e përcaktuar nga një astrolog. Një bashkim i tillë nuk është shprehje e një marrëdhënie personale, emocionale apo të pasionuar, por është e lidhur me përgjegjësinë sociale të prodhimit dhe për të dashur për komunitetin kolektiv.

Besimet fetare të qytetarëve, edhe pse ato përfshijnë parimet themelore të krishterimit, si pavdekshmëria e shpirtit dhe gjithëdijenia hyjnore, formojnë një fe natyrore që krijon një lloj osmoze ndërmjet qytetit dhe yjeve. Tempulli është i hapur dhe jo i rrethuar me mure. Në një nga poezitë e tij, Campanella premton: "Unë do t’i bëj qiejt tempull, e yjet altar" (Poesie, 1998, fq. 327). Në kupën e kubës së tempullit të yjet janë përshkruar së bashku me ndikimin e tyre mbi çështjet tokësore. Altari, në të cilën janë vendosur një glob qiellor dhe tokësor, është në formën e diellit. Lutjet janë të drejtuara drejt qiellit. Detyra e njëzet e katër priftërinjve, të cilët jetojnë në qeli të ndodhura në pjesën më të lartë të tempullit, është t’i vëzhgoj yjet, dhe, duke përdorur instrumente astronomike, të mbajnë shënime rreth lëvizjeve të tyre. Është detyrë e tyre për të treguar kohët më të favorshme për prodhimin dhe për punët bujqësore, duke vepruar në këtë mënyrë si ndërmjetës mes Zotit dhe qenieve njerëzore.