Jump to content

R.E.N.D.

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

R.E.N.D. : Rashit, Emërto, Ngulmo e Drejtshkruaj.

Lër një rresht hapësirë mes dy kryeradhëve, pasi, në dallim nga botimi mbi letër, në ekran është më e natyrshme për syrin të ndjekë një shkrim të shkoqur, sesa një shkrim të ngjeshur e të pandarë.

Shkrimet që nuk ndjekin radhitjen faqosen nga MbV me shënimin përkatës në fund.

Citimet e ndryshme, përmendjet nga faqe të tjera, referimet, etj. janë mbartje në shkrim ndaj dhe duhet të japësh në fund të tyre burimin, si p.sh. titullin, librin, artikullin, veprën, lentorin, përkthyesin, fletoren, nr. e faqes atje ose nyjen e faqes në rrjet, të gjitha këto të shtjella me urdhrin lënda.

Shkrimet që nuk citojnë burimin e lëndës së mbartur nga të tretë dërgohen dhe ruhen në karantinë deri në sjelljen e burimit.

Megjithë ravijimin e një çështjeje, shkrimet prierin të shpërndahen disi, por është e natyrshme që kjo shpërndarje të sillet rreth këtij ravijimi dhe të mos fluturojë fusha e male kaluar. Qëndro në çështje, përndryshe hap çështje të re.

Shkrimet tymosëse, qaravitëse, moraliste, apo që shmangin çështjen me ose pa dashje dërgohen në karantinë.

Rishiko shkrimin, përshtat, ndrysho. Përdor doemos rregullat drejtshkrimore që sqarohen tek Çështjet e drejtshkrimit, të cilat janë marrëveshje tepër praktike që veprojnë mbi të gjitha të folmet e shqipes dhe jo vetëm mbi njësoren.

Shkrimet që nuk ndjekin rregullat drejtshkrimore në fjalë faqosen herën e parë nga MbV me shënimin përkatës në fund.