Jump to content

RIP (rrjetat kompjuterike)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Protokolli informativ i routerit ang.: ( Routing Information Protocol) ose RIP , ashtu si më së shpeshti quhet është një nga protokollet më të qëndrueshëm nga të gjithë protokollet që përdoren nga routeri.RIP-i dhe një mori protokollesh tjera si RIP-i janë të bazuar në një algoritëm që përdorin vektorët distancë (ang. Distance vectors ) që në mënyrë matematikore krahason rrugët për të gjetur rrugën më të mirë deri tek adresa e jepur. Këto algoritma janë zbuluar nga disa kërkime shkencore që datojnë nga viti 1957.

Sot version I hapur standard I RIP-it , nganjëherë I njohur si IP RIP, është formalisht I definuar në dy dokumente : RFC 1058 (ang. Request for Comments) dhe Internet Standard (STD) 56. Përderisa rrjetat e bazuara në IP po shkonin duke u rritur , IETF (ang: IETF Internet Engineering Task Force )e pa se RIP kishte nevojë për freskim. Si rrjedhim , IETF publikoj RFC 1388janar të vitit 1983, e cila në nëntor të vitit 1994 u zëvendësua nga RFC 1723, që njihet si RIP 2 (version i dytë I RIP-it). Këto RFC përshkruanë mundësitë e zgjerimit të RIP-it , pa tentuar ta qet jashtë përdorimit versionin e kaluar të RIP-it. RIP 2 mundësoi që mesazhet e RIP-it të bartin më shumë informata , duke lejuar të përdoret një mekanizëm I thjeshtë autentikues që siguron rifreskimet e tabelës. RIP 2 përkrahi subnetë maskat, një karakteristikë që nuk e përkrahte RIP.


Ky artikull përmbledh mundësitë dhe tiparet që ka [1]. Temat përfshijnë , procesinë e freskimit të rrugës që ndjek routeri , metrikun e RIP-it , stabilitetin dhe timerin.


Rifreskimet e Rrugës së Routerit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

RIP dërgon mesazhet e rifreskimit të rrugës në intervale të rregullta kur ndryshon topologjia e rrjetës. Kur routeri e pranon këtë rifreskim , ai e merr atë dhe rifreskon tabelën e tij të rrugëve. Vlera e metrikut për një shteg rritet për 1, dhe dërguesi shënohet si hopi i ardhshëm. Routerat RIP e mbajnë vetëm shtegun më të mirë (shtegun me vlerën më të vogël të metrikut) që dërgojnë tek destinimi. Pasi routeri ta këtë rifreskuar tabelën e tij , routeri menjëherë fillon ti transmetoj rifreskimet që kanë ndodhur për ti njoftuar routerët tjerë për ndryshimin e ndodhur. Këto rifreskime dërgohen pavarësisht orarit të rregullt të rifreskimeve që routerët RIP dërgojnë.


RIP përdor një metrik të vetëm (I matur me hopa) për të matur distancën mes burimit dhe destinacionit. Çdo hopi në një shteg nga burimi deri te destinacioni I shoqërohet një hp vlerë, që zakonisht është 1. Kur routeri pranon rifreskimin që përmbanë portën e re ose të ndryshuar për tek destinacioni , routeri e rrit vlerën e metrikut për 1 dhe shton rrjetën në tablën e tij të rrugëve. IP adresa e dërguesit përdoret si hopi i ardhshëm.


Karakteristikat e RIP

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

RIP parandalon që routeri të futet në një unazë të pafundme duke implementuar një limit për numrin e hopave të lejueshëm në rrugën prej burimit deri te destinacioni. Numri maksimal I hopave për një shteg është 15. Në rast se routeri pranon një rifreksim që përmbanë një hyrje të re apo të ndryshuar , dhe nëse rritja e vlerës së metrikut rritet për 1 ashtu që metriku të bëhet infinit (që është 16) destinacioni I këekuar do të rezultojë si I paaritshëm. E keqja e kësaj karakteristike është se e limiton diametrin e RIP në më pak se 16 hopa. RIP përfshinë edhe disa karakteristika tjera që janë të zakonshme te të gjitha protokollet. Këto karakteristika janë të dizejnuara të ofrojnë stabilitet përkundër ndryshimeve potenciale në topologjinë e rrjetave. P.Sh , RIP implementon një ndarje shtresash (ang. Split horizon) dhe një mekanizëm prevenues për të mos lejuar që informatat e gabueshme në lidhje me rrugën të mos përhapen.

RIP përdor një numër të konsiderueshëm të timerëve për të rregulluar performancën e tij. Këtu përfshihen routing update timer, route-timeout timer, dhe route-flush timer. update timer llogaritë intervalin kohor ndërmjet rifreskimeve . Zakonisht ky interval është 30 sekonda , dhe një kohë shtesë kur timeri resetohet. Kjo është bërë që të prevenohet kongjestioni , që mund të rezultojë që krejt routerët në të njëjtën kohë të tentojnë ti rifreskojnë fqinjët e tyre. Çdo tabelë e routerit ka një route-timeout të shoqëruar. Kur timeri route-timeout skadon, rruga shënohet si jo valide pro ruhet në tabelë derisa timeri route-flush të skadoj.


Formatet e paketave të RIP

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Seksionet në vazhdim fokusohen në IP RIP dhe IP RIP 2 formatet e paketave. Çdo ilustrim është I shoqëruar nga një përkshrim të fushave të ilustruara.


Përshkrimi në vazhdim sqaron formatet e fushave të IP RIP paketave të ilustruara në figurë


  • Commannd Tregon nëse paketa është një kërkesë apo përgjigjje. Kërkesa kërkon nga routeri ti dërgojë të gjitha pjesët e tabelës së tij. Përgjigja mund të jetë një rifreskim i zakonshëm ose përgjigjje ndaj kërkesës. Shumë RIP paketa përdoren për të bartë informacione nga tablelat e mëdha të routimit.


  • Version Number Specifikon versionin e RIP të përdorur.


  • Zero Kjo fushë nuk përdoret nga RFC 1058 RIP; është shtuar vetëm për të siguruar pajuteshmërinë me varietetet para standarde të RIP. Emri rrjedh nga vlera default e RIP: zero.

- -

  • Address family Identifier (AFI) Specifikon familjen e adresave të përdorura. RIP është I dizajnuar të bartë informata të routimit për protokolle të ndryshme. Çdo hyrje ka një familje të adresave identifikuese për të treguar tipin e adresave të specifikuara. AFI e IP është 2.


  • Adresa Specifikon IP adresen e hyrjes.


  • Metric Tregon sa routera janë kaluar në rrugën për në destinacion. Vlera mund të jetë nga 1 dhe 15 për një rrugë të vlefshme, ose 16 për një rrugë të paarritshme.

Formatet e paketave të RIP 2

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

RIP 2 specifikimet (të përshkruara në RFC 1723 mundësojnë që më shumë informata të përfshihen në RIP paketat dhe sigurojnë një mekanizëm të thjeshtë autentikimi që nuk përkrahet nga RIP.


Përshkrimi në vazhdim na tregon për IP RIP 2 formatet e paketave të ilustruara në figurë


  • Commannd Tregon nëse paketa është një kërkesë apo përgjigjje. Kërkesa kërkon nga routeri ti dërgojë të gjitha pjesët e tabelës së tij. Përgjigja mund të jetë një rifreskim i zakonshëm ose përgjigjje ndaj kërkesës. Shumë RIP paketa përdoren për të bartë informacione nga tablelat e mëdha të routimit.


  • Version Number Specifikon versionin e RIP të përdorur. Për RIP 2 kjo vlerë vendoset në 2.


  • Unused - Kjo ka vlerën 0.


  • Address family Identifier (AFI) Specifikon familjen e adresave të përdorura.


  • Route tag – Ofron një metodë për të dalluar rrugët e mbrendhshme (të mësuara nga RIP) dhe rrugëve të jashtme (të mësuara nga protokollet tjera)


  • IP Address Specifikon IP adresën e hyrjes .


  • Subnet Mask Përmban subnet maskën e hyrjes.Nëse kjo fushë është 0, asnjë sbnet maskë nuk është specifikuar.


  • Next Hop Tregon IP adresën e hopit të ardhshëm tek të cili paketat duhet të shkojnë.


  • Metric Tregon sa routera janë kaluar në rrugën për në destinacion. Vlera mund të jetë nga 1 dhe 15 për një rrugë të vlefshme, ose 16 për një rrugë të paarritshme.


Përkundër vjetëve të RIP-it dhe shfaqjes së protokolleve më të sotisfikuara është e pamundur të dal jashtë përdorimit. [2] është i pjekur ,stabil i mbështetur gjerësisht dhe i lehtë për tu konfiguruar. Thjeshtësia e tij është përshtatur mjaft mirë në rrjetat e fundme dhe në sisteme të vogla autonome që nuk kanë shumë shtigje alternative dhe që nuk mund ti implementojnë protokollet më të sofistikuara.


Cisco Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine


William Stallings